Kryeministri hungarez Orban-BE-së: Ta ndihmojmë Sirinë me 3 miliard euro
Kryeministri hungarez, Viktor Orbban, i ka bërë thirrje Bashkimit Europian t’i japin 3 miliard euro ndihmë financiare sirianëve që janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile.Orban tha se duke mbështetur Turqinë, Libanin dhe Jordaninë me një paketë të tillë do t’i jepnin fund emigrimit masiv në Europë.Hungaria ka luftuar për të përballuar 150 mijë emigrant që kanë kaluar kufinjtë deri më tani këtë vit.Nga java që vjen, njerëzit që hyjnë ilegalisht në vend do të arrestohen, shkruan BBC.Ndërkohë, protesta në mbështetje të emigrantëve pritet të ndodhin sot.Dhjetra mijëra njerëz priten të marrin pjesë në një “ditë aksioni” në disa vende. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe një grusht njerëzish që janë kundër emigrantëve.Gjermania ka njoftuar se 4 mijë trupa janë vënë në gadishmëri për të përballuar fluksin e madh të emigrantëve. Zyrtarët thonë se 40 mijë njerëz priten të arrijnë në jug të Gjermanisë këtë fundjavë – dyfishi i javës së kaluar.
