107 të vdekur, Arabia Saudite nis hetimet për shkaqet e rënies së vinçit
Arabia Saudite ka nisur një investigim pas rrëzimit të vinçit në qytetin e shenjtë mysliman Mekë, ku humbën jetën 107 persona.Vinçi i madh i kuq u përplas me një pjesë të Xhamisë së Madhe, e cila ishte e mbushur me adhurures në atë moment.Hetimet janë gati të nisin ndërkohë që janë rritur kritikat ndaj standarteve të sigurisë në vendin e shenjtë.Është ende e paqartë se sa është numri real i viktimave në këtë incident. Të paktën 230 persona janë plagosur.Rrëzimi ndodhë dje (12 shtator) në orën 17:23 me orën lokale,. Kreu i agjencisë së mbrojtjes civile të Arabisë Saudite, Suleyman Bin-Abdullah, tha se erërat e forta dhe shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan rënien e vinçit.Meka është duke u përgatitur për pelegrinazhin vjetor të Haxhit.Mijëra njerëz priten të arrijnë në qytetin e Arabisë Saudite nga e gjithë bota më vonë këtë muaj.
[caption id="attachment_578336" align="alignnone" width="962"]
Crane collapses into the grand Mosque in Mecca. Many casualties. 11/09/2015
source: Twitter[/caption]




