Renzi i tërheq vëmendjen Europës: Zgjerimi të nisë me Serbi-Shqipëri
Kryeministri italian, Matteo Renzi, në një letër të hapur botuar në të përditshmen italiane "La Repubblica" i tërheq vëmëndjen opinionit publik e në veçanti Europës mbi dramën e krizën e emigrantëve.Mendimi i tij vë në analizë të tashmen e të ardhmen e Bashkimit Europian, rrugën që duhet të zgjedh për të prezantuar idealet e krijimit të Europës, jo si një histroi e bukur e së shkuarës, por si një e ardhme e mundshme e përbashkët.Një Europë që duhet t'i jap fund egoizmit nacional e të vazhdojë rrugëtimin e saj të zgjerimit drejt Lindjes, duke e nisur ng Serbia e Shqipëria."Europa nuk duhet t'i kthej më shpinën emigrantëve”, shkruan kryeministri italian, ndryshe idealet e saj marri fund.Për Kryeminsitrin Renzi "Europa është në një udhëkryq që e shohin çdo ditë të gjithë, e thonë gazetat, politika. O duhet të gjej arsyet, idealet e qënies sëbashku, o duhet të shndërrohet në një vendbanim të mërzitshëm me rregulla abstrake e sterile. Rregulla pothuajse gjithmonë ekonomike e për më shumë shpesh të gabuara”."Europa shkruan, Matteo Rezni gjatë viteve të fundit është përqëndruar shumë në zgjerimin e saj në Lindje, duke arritur rezultate të luhatshme. Personalisht mendoj se sot është një detyrim moral të vazhdohet me zgjerimin duke e nisur nga Serbia e Shqipëria."Sa i takon përballimit të krizës së emigrantëve, kryeministri italian kërkon ti jepet fund egozimit kombëtar, të kapërcehet Traktati i Dublinit.Komuniteti ndërkombëtar, Europa, shkruan ai, nënvlerësuan ngjarjet në Libi e Siri e mbivlerësuan aftësitë e tyre për të ndërtuar një të ardhme në këtë vende. Nuk mjafton të përzesh një diktator apo të bombardosh një armik, nëse nuk fiton sfidën edukuese, kulturore, ekonomike në këto vende e pra sfidën politike.""Është e drejtë, shkruan kreu i qeverisë italiane që çështjet kyçe e të administrohen në nivel europian, por e gjitha kjo do të bëhet e mundur vetëm nëse çdo vend do të mirëpres një numër të caktuar emigrantësh në bazë kuotash, e riatdhesimit për cilindo që nuk ka të drejtë azili duhet të organizohen nga Bashkimi Europian e jo nga shtete të veçantë".Përballë dramës së emigrantëve, Kryeministri italisn kujto se " papritmas të gjithë kuptuan se çfarë po ndodhte. Para tragjedisë u bënë koshient se nuk kishte më asnjë mundësi për t'u kthyer nga ana tjetër. E nuk qe një rast i vetëm; tuneli i Calais, kanioni në Austri, fotografia e vogëlushit Aylan në Turqi që copëton zemrën. Brenda pak kohe gjithçka ndryshoi."E pra, shkruan në letërën e tij Matteo Renzi, “Europa duhet të zgjedh o të vazhdoj t'i kthej shpinën realitetit ose ta përballojë atë me komplekset e saj, me trupin drejt e shikimin vizionar. Me kurajo e inteligjencë."