Emetimi i gazrave, Ministri Koka me ambasadoren e COP21: Do të ruhet niveli aktual

Shqipëria është 4 herë më poshtë pragut të emetimeve të gazrave me efekt serë krahasuar me vendet e industrializuara, dhe e fundit në rajon për emetimin e dioksidit të karbonit. Pavarësisht këtyre fakteve pozitive ministria e Mjedisit është duke ndërmarrë të tjera nisma të rëndësishme në këtë fushë. Kjo u bë e ditur nga ministri i Mjedisit Lefter Koka në një takim me Ambasadoren e Konferencës së Ndryshimeve Klimatike në Paris 2015, për rajonet e BE-së dhe Evropën Kontinentale, znj   Bérengère Quincy  si dhe Ambasadorin Francez në Tiranë Bernard Fitoussi.Ministri Lefter Koka theksoi në takim se "vendi ynë do të vazhdojë të ruaje kete nivel emetimi duke u orientuar drejt nje zhvillimi te qendrueshem ne harmoni te plote me mjedisin, ndërsa shtoi se reforma e re administrative me 61 bashki lehtëson ambicien e Ministrisë së Mjedisit për të rikuperuar dëmet e së shkuarës dhe përballuar sfidat e së ardhmes.Ambasadorja Kuinsi përgëzoi Ministrin Koka për realizimin e suksesshëm të reformave dhe u shpreh se: "Shqipëria me paraqitjen e Kontributit Kombëtar të Synuar  mund të bëjë ndryshimin dhe të tregojë shembullin e saj pozitiv në Konferencën e Ndryshimeve Klimatike Paris 2015. "Kjo paraqitje shërben si një instrument që promovon vendin tuaj në nivel global si një vend me trashëgimi të jashtëzakonshme sa i takon potencialeve hidroenergjetike. Kjo trashëgimi duhet të ruhet dhe të zhvillohet më tej".- deklaroi ambasadorja.Edhe përfaqësuesi i Parisit në vendin tonë, shprehu vlerësimet e tij më të larta për arritjet e Ministrisë së Mjedisit./Oranews.tv/