Tentoi të trafikojë 23-vjeçaren për prostitucion në Itali, arrestohet 55-vjeçari

Goditet një rast trafikimi për qëllime prostitucioni drejt Italisë.Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Policisë Qarkut Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit, Shkëlqim Sharra, 55 vjeç, banues në Cerrik, i dënuar më parë me 12 vjet burg për veprën penale të vrasjes.Sipas bluve, ky shtetas gjatë periudhës dhjetor 2014 - janar 2015, në bashkëpunim me shtetasen F.P 34 vjeçe banuese në Gramsh, kanë tentuar të trafikojnë dhe shfrytëzojnë për prostitucion në Itali shtetasen B.B 23 vjeçe, banuese në Cerrik.Gjithashtu këta shtetas kanë tentuar t’i japin ryshfet punonjëses të policisë në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës për ta kaluar 23-vjeçaren jashtë shtetit.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale “Trafikimi i personave e kryer në bashkëpunim me qëllim shfrytëzimin e prostitucionit” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.