Veliaj: Furgonët shkaktojnë trafik të rënduar, nxënësit humbasin mësimin

Nga Vaqarri ku ndau çanta dhe artikuj shkollor falas për familje në nevojë, kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj bëri të ditur dhe njëherë masat për të rritur sigurinë e fëmijëve në shkollë.Bashkia a Tiranës nuk do të lejojë më që furgonët që furnizojnë marketet të qëndrojnë orë pa orë duke ngarkuar dhe shkarkuar mallra.Sipas kryetarit të bashkisë, 100 mijë fëmijë humbasin çdo ditë 500 mijë minuta vetëm nga trafiku i rënduar, i cili  shkaktohet kryesisht nga furgonët që furnizojnë minimarketet në mëngjes.