Italia numëron 8.442 emigrantë minorenë, 1198 me kombësi shqiptare
Ndaj 8442 emigrantëve minorenë të pashoqëruar e të regjistruar deri më tani në territorin italian, mes të cilëve 1198 me kombësi shqiptare, shteti italian në bazë të Konventës Botërore të Drejtave të Fëmijëve, miratuar më 1989 në New York, pavarësisht ilegalitetit e parregulltësisë së dokumentave të tyre, duhet t'u garantojë menjëherë statusin e refugjatit me anë të marrjes në mbrojtje, strehimit, sistemimit, garatimit të asistencës shëndetësore, arsimore, integrimin social e adoptimin pranë strukturave të pështatshme për jetën e tyre.Pas publikimit të raportit të fundit të Ministrisë italiane të Punës e Çështjeve Sociale mbi situatën e emigracionit të minorenëve të pashoqëruar në territorin italian, shifrave të larta të pranisë së tyre me një tendencë rritje çdo ditë e më shumë, si dhe pas shqetësimit të mjaft komunave italiane mbi pamundësinë ekonomike të mikpritjes së tyre, reagimet publike mbi këtë problematikë kaë qënë të shumta.Nga njëra anë janë organizatat OJQ e shoqatat civile në mbrojtje të të drejtave të fëmijëve që këkrojnë nga parlamenti italian miratimin e një ligji në funksion të mbrotjes me standarte të garantuara të asistencës shëndetësore arsimore, integrimin social e mundësinë e adoptimit në struktura shtetërore apo në bërthama familjare të tyre.Ata kërkojnë gjithashtu hartimin e një plani kombëtar, i cili duhet të synojë luftën kundër trafikimit të qënieve njerëzore, me një sy të veçantë ndaj emigracionin minoren të pashoqëruar.Në këtë kuadër organizatat e shoqatat civile denoncojnë jo pak raste të emigrantëve minorenë në territorin italian, që arratisen nga strukturat e mbrojtjes për t'u shfrytëzuar më pas në tregun e punës e të keqpaguar, siç është rasti i fëmijve egjiptianë që në Itali punojnë si frutashitës me një pagesë 1.5 euro në orë.Organizata jo qeveritare italiane Aibi "Miqtë e fëmijëve" me një aktivitet shumëvjeçar në mbrojtje të të drejtave të fëmijve e të familjeve të adoptuara, ka përcjellë publikisht kërkesën e rreth 2000 familjeve italiane për të adoptuar emigrantët minorenë të pashoqëruar.Kryetari i kësaj organizate Marco Griffini ka konfirmuar se janë "shumë familje italiane që dëshërojnë të adoptojnë fëmijë e adoleshentë emigrantë të pashoqëruar "."E gjej të papranueshme, deklaroi ai, që fëmijë e adoleshentë të vetëm iu besohen strukturave shtetërore, komunave e prefekturave, pa u dhënë mundësi familjeve italiane për një adoptim të tyre. Duhet domosdoshëmrisht të zhbllokohet ligji italian në bazë të të cilit nuk mund të adoptohen e të birësohen minorenë emigratë të pashoqëruar”.Nga disa komuna e prefektura italiane sidomos nga rajoni i Siçilisë, ku zbarkimet e emigrantëve janë të shumta, gjatë ditëve të fundit ka ardhur alarmi i mungesës së fondeve ekonomike për sistemimin e marrjen nën mbrotje të emigrantëve minorenë.Në janar të 2015 qeveria Renzi miratoi fondin prej 11.5 milion euro pikërisht për minorenët e pashoqëruar në Itali, fondi i cili për shkak të shtimit të lartë të numrit të tyre, rezulton sot i pamjaftueshëm për t'u përballuar.Aktualisht shteti italian paguan për strehimin e mikpritjen e çdo emigranti minoren rreth 37 euro në ditë, pa llogaritur asistencën juridike, shëndetësore e arsimore të tyre.Autoritetet italiane pas publikmit të statistikave të fundit kanë kërkuar nga Organizata Botërore e të Drejtave të Fëmijve hetimin familjar për rreth 165 raste fëmijësh të pashoqëruar kryesisht nga Shqipëria, Kosova, Bangladeshi e Senegali, për të rindërtuar historinë e jetës së tyre e arsyet e largimit nga familja.