Moti i keq rëndon situatën e emigrantëve në Ballkan, orë të tëra në shi
Situata mbetet e rënduar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë ku mijëra emigrantë të rraskapitur po përballen përveç urisë edhe me motin e keq.Një pjesë e mirë e tyre kaluan natën në shi në stacionin e Gjevgjelisë, pasi nuk mundën dot të hipnin në trenat e tejmbushur që udhëtonin drejt Hungarisë.Organizata e Mjekëve pa Kufij e konsideroi gjendjen alarmante, duke paralajmëruar se shumë jetë po vihen në rrezik."Jemi njerëz dhe jo kafshë, kemi 7 orë në shi, s’kemi as rroba dhe as ushqim. Mund të vdesim nëse qendrojmë edhe një orë në shi" tha një klandestin nga Damasku.Ndërkohë një tjetër kalndestin nga Alepo me diplomë në inxhineri tha se kishte qendruar 4 orë në shi dhe ishte shumë sëmurë. UNCHR ka paralajmëruar se në 2-3 ditët e ardhshme pritet të mbërrijnë në Maqedoni rreth 23 mijë klandestinë.Ishulli i LesbosNdërkohë në ishullin e Lesbos mbërritën orët e fundit qindra klandestinë të tjera që vinin nga Siria, Afganistani apo edhe Iraku. Për shkak të proçedurave të regjsitrimit, situata sa vjen e rëndohet dhe qeveria greke ka shtuar zërat për më shumë ndihma.Protestë në GjermaniNdërsa në Gjermani, ku është shënuar edhe numri më i madh i klandestinëve, situata është e dyzuar. Një pjesë e mirë e gjermanëve po mirëpresin të ardhurit, ndërsa vijojnë edhe protestat kundër politikave pro azilantëve. Protesta më e fundit u shënua në qytetin lindor të Riesas, pranë Dresdenit ku rreth 200 protetsues kërkuan të mos abuzohet me azilin.




