Turqia dërgon forcat tokësore në Irak pas sulmeve të militantëve kurdë
Trupat tokësore turke kanë kalur në Irak në ndjekje të militantëve kurdë për herë të parë pas një armëpushimi të vendosur 2 vjet më parë.Avionët luftarakë turq gjithashtu filluan sot (8 shtator) një valë sulmesh ajrore në bazën e Partisë Kurde (PKK) në veri të Irakut.Ndërkohë, të paktën 14 oficerë policie turq humbën jetën nga një sulm me bombë në rajonin Hakkari, për të cilin turqit fajësojnë militantët kurdë.Presidenti Rexhep Taip Erdogan tha se PKK ka pësuar dëme të mëdha brenda dhe jashtë Turqisë dhe është në gjendje paniku.“Forcat turke të sigurisë kaluan kufirin e Irakut si pjesë e ndjekjes së terroristëve të PKK-së që u përfshinë në sulmet e fundit” thotë një burim i qeverisë për agjencinë e lajmeve AFP.“Kjo është një masë afatshkurtër me qëllim parandalimin e arratisjes së terroristëve”.Agjencia e lajmeve turke Dogan tha se dy njësi forcash speciale, të mbështetura nga avionët kanë sulmuar dy grupe militantësh.Të paktën 35 rebelë janë vrarë nga sulmet ajrore.
/Oranews.tv/