Tatimorët në Vlorë, Korçë e Fier. Sekuestro mallit, gjoba subjekteve

Në ditën e parë në terren në kuadër të aksionit ndaj informalitetit, inspektorët e tatimeve në Vlorë u kanë sekuestruar mallin 13 subjekteve tregtare nga 181 që iu nënshtruan kontrollit.Janë me dhjetëra raste të biznesit të vogël ku produkti shitej pa kupon tatimor. 16 persona janë proceduar penalisht.Dalja në terren e inspektorëve ka shtuar edhe më shumë fluksin në zyrat e QKR në Vlorë që vijon prej të paktën 8 ditësh.Në Korçë nga 1 shtatori janë regjistruar në QKR 317 biznese te reja, ndërkohë që në terren ndodhen 47 grupe inpektorësh që kryejnë verifikimet.Edhe sot, shumë prej tyre vazhdojnë t'i kenë qepenat e ulur.Bashkim Muço, drejtor i drejtorisë  për shërbimet ndaj biznesit në degën e tatimeve Korçë: “Ka pasur 225 subjekte të kontrolluara. Janë gjetur 48 shkelje, në 18 subjekte janë bërë konfiskime. Janë vënë 27 gjoba me vlerë 785 mijë”.Në qarkun e  Fierit në 24 orët e para të aksionit në terren janë kontrolluar 254 subjekte, nga të cilat 53 kanë pasur mungesë dokumentacioni, dhe 19 u është sekuestruar malli./Oranews.tv/