Kryetari i bashkisë përgjegjës për performancën e Ujësjellësit, nëse dështon i kalon qeverisë
Shqipëria mund të plotësojë nevojat e saj të furnizimit me ujë 50 milionë metra kub më pak se prodhojmë sot. Ndërsa Shqipëria çdo ditë furnizohet me një mesatare 12 orë në ditëMjafton kjo shifër për të nënvizuar nevojën për ndryshimin e menaxhimit të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve. Një reformë që nga qeveria quhet “reforma më e rëndësishme në këtë fazë dhe më e vështira”.Shifrat tronditëse të ujit - Shifrat e bëra publike nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto në takimin që u zhvillua paraditen e sotme me 61 kryetarët e bashkive e konfirmojnë më shumë nevojën e reformës.- “Shqipëria mund të plotësojë nevojat e saj me 50 milionë metra kub ujë më pak se prodhojmë sot-40 % e humbjeve të ujit janë nga keqmenaxhimi12.1 orë është mesatarja e furnizimit me ujë në ditë në nivel republike-Nga uji që prodhohet sot 67% humbet. Arsyet e humbjes janë lidhjet e paligjshme, mospagesa e detyrimit.-Vetëm 8.6 % e të punësuarve në sistem janë hidraulikë.-8.9 % janë rojeGjithë pjesa tjetër nuk ka lidhje me menaxhimin e sistemeveÇfarë parashikon reforma e reReforma e re parashikon lidhjen e një kontrate performance mes bashkisë dhe qeverisë për menaxhimin e ndërmarrjes së Ujësjellës Kanalizimeve. Kryetari i bashkisë do të jetë drejtuesi i Asamblesë së Administrimit të Ndërmarrjes dhe do të marrë përgjegjësi për përzgjedhjen e 3 drejtuesve kryesore të ndërmarrjes. Nëse performanca nuk do të jetë e mirë atëherë do i merret administrimi duke ia kaluar ose një bashkie tjetër ose do e marrë nën administrim qeveria. Ndërmarrjet e Ujësjellësit do të kthehen në kompani të bashkive me të cilat bashkitë do të bëjnë para.Ministri Haxhinasto bëri publike pikat kryesore të reformësPikat kryesore të reformës do të jenë në nivelin qendror, në nivel të ministrisë dhe sekretariatit kombëtar të ujit, në nivel të pushteti vendor por dhe në marrëdhëniet e nivelit qëndror dhe ndërmarrjes së kanalizimeve.Ne nivel qendror-Investimet do të bëhen mbi bazën e një masterplani-Nuk do të ketë kriter politik në ndarjen e investimeve-Do kemi rregulla të unifikuara kombëtare për ndërtimin e sistemeve. Një standard i vetëm për të gjithë Shqipërinë. Unifikim kombëtar-Mekanizëm të qartë nxitës për investimet. Nëse kompania ndërmarrja në bashkëpunim me drejtuesit do të ketë performancë më të madhe se kontrata atëherë pushteti vendor do përfitojë nga performanca-Do krijohet me një natyrë tjetër ajo që sot është Drejtoria e Përgjithshme e Ujësjellës kanalizimeve-Do të jetë përfaqësuesja e qeverisë kur të bëhet alokimi i burimeve ujore për çdo rajon por do të jetë dhe përgjegjëse për të gjithë reformën që do realizojmë-Do të ketë një sistem shumë të fortë për certifikimin e atyre që do të merren me menaxhimin e ndërmarrjeve-Do certifikohen pa përjashtim, proces brenda 2- 3 vitesh, drejtuesit e ndërmarrjeve. Nuk do të ketë më militantë politikë që nuk marrin vesh. Ata kanë detyrimin të jenë të kualifikuar.Në nivelin e pushtetit vendor-Duhen domosdoshmërisht të arrihen objektivat që do të vendosen në kontratë midis pushtetit qëndror dhe vendor. Kontrata do të jetë në bazë të performancës. Do ketë përshkallëzim të qartë të mënyrës si do të rritet performance. Nëse do të plotësohen kriteret përfitimin do ta ketë pushteti vendor, nëse injorohet atëherë buxheti i bashkisë do jetë përgjegjës për këtë gjë.Në bashkëpunim mes nivelit qëndror dhe vendor-Do jetë kontrata e performancës-Do jetë ndihma për trajnimin e burimeve njerëzore-Një bashkëpunim shumë i ngushtë për tërheqjen e investimeve dhe alokimin e investimeve-Aksion i përbashkët me qeverinë ndërhyrja për prerjen e lidhjeve të paligjshme.-Në administrimi i kompanive kryetari i bashkisë të jetë drejtuesi i asamblesë, të marrë përgjegjësi direkte për performancën e ndërmarrjeve dhe përzgjedhjen e drejtuesve të cilët kryesore do të jenë 3: drejtori i përgjithjshëm, drejtori financiar dhe drejtori teknik-Do funksionojnë mbi bazën e një kontrate pë punën që do të kryejnëInvestimetDo të bëhet në nivel qëndror ndryshimi i një raporti të papranueshmë që ne sot kemi brenda sistemit për investimet në furnizimin me ujë dhe në trajtimin me ujë. Është raporti 3 me 1. Në këtë raport do na duhen mbi 30 vite për të shkuar në normalitet dhe impaktet mjedisore do të jenë të jashtëzakonshme që do ju pengojnë dhe ju prandaj këtë raport do ta transformojmëNë përgatitjen e paketës tuaj dhe të qeverisjes vendore do shikojmë me shumë kujdes hapësirën dhe bashkëpunimin për të adminsitruar kërkesat e donatorëve për të investuar në ujësjellës kanalizimeveMe qëllim që përfitimi i ndërmarrjeve që do të adminsitroni të jeni më i efektshëmNese ujesjellesi nuk administrohet u merret bashkive Rama: "Askush nuk do të fusë hundët në administrim por qeveria do të ruajë të drejtën të vendosë standardet dhe të monitorojë. Çdo ujësjellës që nuk do të performojë do të merret, ose do i bashkohet një njësie tjetër. Përshembull nëse nuk e performon dot Elbasani, i bashkohet Durrësi, ose merret në administrim të përkohshëm nga qeveria. Sepse në këtë rast ju e dini mirë do merrni përgejgësinë e ujësjellësit por dhe përgjegjësinë për të luftuar lidhjet e paligjshme" [caption id="attachment_576206" align="alignnone" width="640"]
Ne foto : Edmond Haxhinasto[/caption] /Oranews.tv/