Zgjedhjet e 21 qershorit, OSBE/ODIHR: Presione votuesve, shqetësim blerja e votës

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit nuk e shkeputën dot Shqipërinë nga disa problem tradicionale  si blerja e votës, presioni  mbi votuesit  dhe përdorimi i shtetit në fushatëOSBE/OHDIR, publikoi raportin përfundimtarë për zgjedhejet vendore, ku vlerëson se   politizimi i  insitucioneve shtetërore,  minoi administrimin e  procesit. Raporti vlerëson si pozitive vetëm ditën  e zgjedhjeve pavarësisht  disa parregullsive  proceduriale dhe disa votimeve në grup. Por kritikat përqëndrohen kryesisht në fazën e përgatitjes së zgjedhjeve, që lidhen me politizimin e KQZ-së, dhe mungesën e  vullnetit të partive politke për të zbatuar ligjin.“Pavarësisht nga disa mangësi , korniza ligjore mund të kishte ofruar bazën për zgjedhje demokratike. Megjithatë, partitë kryesore keqpërdorën kompetencat dhe përgjegjësitë e tyre  në kuadër të administrimit zgjedhor dhe i mungonte vullneti politik për ta zbatuar atë në mënyrë efektive. Kjo, e kombinuar me politizimin e  institucioneve të përfshira, vazhdojnë të minojnë zgjedhjet”Raporti i OSBE/ODIHR përmend edhe blerjen e votës si një nga problemet e këtyre zgjedhjeve.“Ka pasur akuza të përhapura të blerjes së votave , duke përfshirë edhe pagesat e drejtpërdrejta ndaj votuesve, si dhe për individët për të siguruar vota nga miqtë dhe familjen e tyre. Ka pasur edhe pretendime të individëve se kanë dorëzuar kartat e tyre identifikuese  para ditës së zgjedhjeve”Një pjesë e mirë e raportit  fokusohet tek parregullsitë dhe  moszbatimi i  ligjit nga administrata zgjedhore në të gjitha nivelet e saj, dhe tek   përdorimi i burimeve shtetërore financiare për fushatë elektorale.“Personalitetet e larta shpërndan certifikata e legalizimit të pronës në ngjarje të fushatës, dhe një numër i kandidatëve të Aleancës Për Shqipërinë Europiane, përdoren ngjarjet shtetërore dhe burimeve për qëllime të fushatës. Këto mjegulluan ndarjen mes shtetit dhe partisë”Gjithashtu Raporti  evidenton  presione të ushtruara nga koalicioni qeveritar mbi nëpunësit publikë, kryesisht mësues, punonjës të kujdesit shëndetësor dhe bashkive për të marrë pjesë në aktivitet, përndryshe kërcënoheshin me humbjen e vendit të punës.Një problematik tjetër e ngritur, mbetet transparenca e financimeve të fushtës. OSBE/OHDIR,  thekson se ndonëse partitë përfituan fonde publike, donacione apo kredi, në asnjë moment nuk u bë transprencë.  Për të gjitha  parregullsitë e evidentuara në raport  OSBE/ODIHR i përcjell Shqipërisë  23 rekomandime, të cilat duhen trajtuar nga Parlamenti për zgjedhjet e ardhshme. Një zhvillim pozitiv ne raport vecohet pershedetja e kandidatit demorkat Halim Kosova ndaj rivalit te tij Erjon Veliaj pas fitores./Oranews.tv/