Kryebashkiakët e djathtë: Qeveria nuk e ka të qartë ligjin e decentralizimit

Kryebashkiakët e djathtë kanë dalë të pakënaqur nga takimi me kryeministrin Rama, duke thënë se ishte i njëanshëm.Për kreun e Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj, Qeveria për të shpëtuar vetë po kalon më shumë përgjegjësi tek vendorët, të përthyera kryesisht në borxhe të trashëguara qoftë në Bashkitë që drejtojnë, ish-komunat që iu janë bashkangjitur, apo dhe Ujësjellësat që do të marrin në administrim.Për të zgjedhurit vendorë të opozitës, vetë qeveria nuk është e qartë për reformën e decentralizimit.Fran Frrokaj: “Ne e ndoqëm live këtë dialog. U vendos në thonjëza le të themi, sepse u la hapësira për një bashkëbisedim pastaj, edhe kjo në një të nesërme që ka shumë gjasa të jetë pasnesër. U vendos që pushteti vendor në prizmin e reformës ti kalojnë jashtëzakonisht shumë përgjegjësi. Për momentin do të doja tu thoja qytetarëve të Lezhës se kush ishin objeksionet e qeverisë për një të ardhme të afërt, jo futuriste. Për projektbuxhetin që ne po përgatitemi të bëjmë, sepse një pjesë e mirë e taksave aty pretendohet se do ti mbledhë qeveria dhe ne nuk kemi asnjë argument se cilat do të jenë shifrat që do mbledhim ne dhe cilat qeveria.Ne jemi në një kolaps sa i takon përgatitjes së projektbuxhetit. Nuk di kush do të jenë fiks burimet e të ardhurave, pasi dihet që të ardhurat e buxhetit janë nga granti i qeverisë dhe të ardhurat që mbledhin njësitë vendore. Ndërkohë kur këto të ardhura pretendohet të mblidhen nga qeveria, ne jemi para një ekuacioni me dy të panjohura. Gjithsesi jemi në fazë pritje, ky ishte një reagim paraprak.Ne do të mblidhemi më shumë si kryetarë bashkie dhe do flasim jo vetëm politikisht.Unë shpresoja se do të kishte edhe kryetarë të majtë, pasi aty brenda reaguan, ndoshta përballë kamerave hezitojnë. Aty u la një tentativë për tu ngritur një shoqatë që do ngrejë zërin e Kryebashkiakëve në sensin e mirë dhe besoj që të marrin zgjidhje një pjesë e mirë e problemeve që duhet të zgjidhen.Në fazën që jemi kjo nuk është reformë, janë ca kompetenca, ose më mirë të themi një gështenjë e nxehtë në dorën e qeverisë që për të mos djegur dorën e saj ka vendosur ta kalojë te pushtetarët vendorë në sensin e reformës. Janë disa kompetenca. Por aktulisht të 61 Kryebashkiakët jemi si administratorët, pa një kompetencë të përcaktuar, pa një ligj. Prisnim të kishim diçka më shumë për pushtetin vendor, ata bën një kapërcim të kësaj situate. Koha do evolojë dhe do shohim zhvillimet e tjera".Jo më pak kritik ishte dhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Agron Kapllanaj, i cili edhe pse falenderoi Kryemistrin që i njohu si të zgjedhur vendorë, tha se u thirrën për të dëgjuar por jo për tu dëgjuar.Në këtë kontekst ai u shpreh skeptik se ligji për pushtetin vendor do të kalojë brenda tetorit.Agron Kapllanaj: “Unë gjej rastin të falenderoj Kryeministrin që më së fundmi na njohu si Kryebashkiakë se ishte e para ftesë që na bëri dhe ju përgjigjëm. Garantoj se sa herë të ketë ftesa zyrtare nga Kryeministri apo dhe Ministrat e linjave ne do jemi të pranishëm. Sot ishte takim i njëanshëm pasi ne vetëm dëgjuam dhe në momentin kur duhet të flisnim dhe të merrnim fjalën për të dhënë mendimet tona, Kryeministri e kishte axhendën e ngjeshur dhe menjëherë pas tij edhe tre Ministrat e kishin axhendën e ngjeshur, duke na lënë në fund nga një takim shumë i rëndësishëm përfundoi me sygjerim për të zgjedhur shoqatën e bashkive.Shpresoj që në të ardhmen bashkëpunimi të jetë realitet dhe të mos kemi kompenca dhe përgjegjësi që na varrosin më tepër. Kaloj Ujësjellësi, do kalojnë me gjithë borxhet që kanë ndaj OSHEE dhe nuk u tha asnjë fjalë sesi do të veprohet me to, apo dhe borxhet që trashëgojnë bashkitë që kemi marrë apo ish-komunat. Por u tha se nëse nuk do paguajmë këto borxhe do të arrijmë deri aty sa ne të bllokojmë buxhetet e bashkisë dhe t’ua marrim këto lekë mbrapsht, lekët tona, lekët e taksapaguesve. Kjo nuk është kompetencë por përgjegjësi që na rëndon më tepër. Edhe ata vetë nuk janë të qartë se çfarë do të bëjnë dhe nuk mendoj se do të votohet ky ligj në tetor”. [caption id="attachment_576174" align="alignnone" width="640"]perfaqesues i djathte Ne foto : Fran Frrokaj[/caption] /Oraenews.tv/