Mungojnë 3 tekste për klasat e 6-ta, MAS: Mangësitë do plotësohen brenda javës

Në përjashtim të klasave të para dhe të 6-ta që kanë një teskt për lëndë, librat e tjerë shkollor kanë deri  në 3 alternativa. Nga vëzhgimi i bërë në librarit dhe shkollat e kryeqytetit, rezulton se  për klasën e  6 ka mangësi të tre teksteve, qytetarisë, artit dhe të anglishtes. Por autioritet e Ministrisë së Arsimit qetësojnë prindërit duke thënë se Brenda dt 14 shtator këto tekste do të jënë në duart të nxënsve. Ndërsa për cimin, luhatje ka patur për paketat mësimore të klasës së parë dhe  të gjashtë.“Klasës së tretë i mungonte anglishtja. Paketa për çmimin e klasës së 4 ka kushtuar 24 mije lekë”, shprehet një prindër.Shkollat e kryqytetit janë në fazën e fundit të përgatitjeve dhe rikonstuksioneve.Rina Kazazi, drejtore e shkollës "1 MAJI": Jemi gati për fillimin e ri shkollor, kemi bërë lyerjen, riparimin e dyerve, dritareve dhe pothuajse cdo gjë është gati. Pajisjen me tekste e kemi ndjekur gjatë këtyre ditëve.Autoritetet e Ministrisë së Arimit bëjnë të ditur se për këtë vit janë hequr  425 tituj tekstesh për shkak të përmbajtes se dobet.