Kriza evropiane e refugjatëve arrin në Danimarkë dhe Vienë

 Gati 50 refugjatë kanë arritur në stacionin e trenit të Kopenhagenit, pasi kriza evropiane e emigrantëve mbërrin edhe në Danimarkë. Policia dhe vullnetar i kanë ofruar refugjatëve çanta me ushqime. Por ata nuk duan të qendrojnë, por të nisen drejt Suedisë, 35 minuta larg me tren. Shumë u rebeluan kur policia ju tha se duhet të rregjistrohen së pari në Danimarkë, pastaj të nisen për në Suedi.Edhe 800 refugjatë të tjerë arritën këtë të hene ne Danimarke nga Gjermania për të përfunduar në Suedi.Asnjë nga të 1000 refugjatët që kanë ardhur në Danimarkë nuk do të kërkojë azil ketu, tha kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen. Ata do te strehohen ketu, derisa policia daneze te koordinoj transferimin e tyre ne Suedi, por vetem pasi te jene te rregjistruar ne zyrat e policise daneze, pohoj ai.Suedia eshte vendi qe me shume refugjate ka strehuar vitin e kaluar, mbi 80,000 azilant, i dyti pas gjermanise.Nderkohe, qeveria daneze mbahet si me e rrepta ne evrope, per pranimin e refugjateve, megjithese jane 20,000 refugjatet e strehuar ne danimarke, perkrah 14,000 te tjere te vitit 2014.Edhe stacioni i trenit  te vienes ka pritur 7000 refugjate, ku iu eshte dhene buke, uje e streh nga mot i ftohte. Burimet zyrtare bejne te ditur se do te rrisin ndihmat, ne se vjen nje vale tjeter me emigrant nga gjermania fqinje.