Konferenca Ndërkombëtare për Paqen sot kishte në fokus të rinjtë

 Në ditën e tretë të saj konferenca ndërkombëtare për paqen u fokusua tëk angazhimi i të rinjve për paqen ne bote. Ministri Blendi Klosi  theksoi se puna më te rinjte merr një rendësi të posaçme në shoqëritë e përparuara.Galeria Kombëtare e Arteve ishte vendi i përzgjedhur për zhvillimin e  konferencës  për paqen e cila ne diten e trete te saj kishte në foku të rinjtë.I pranishëm në aktivitet Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi vuri në dukje rëndësinë e rolit të të rinjve në përhapjen e paqes në botë.Blendi Klosi: Paqja ekziston aty ku ekonomia është më e fortë. Prandaj edhe nga ky forum do të doja të bëja një thirrje të rinjve shqiptarë, por dhe ju që jeni sot mysafirë në vendin tonë të keni një network më të fortë bashkëpunimi. Të jeni pjesë e një përpjekje mbarë botërore për të luftuar varfërinë.Konferenca ndërkombëtare për paqen i mbyll punimet  me një marshim  në bulevard gjatë orëve të pasdites./Oranews.tv/