Papa Françesku lehtëson proçedurat për anulimin e martesave
Papa Françesku ka nënshkruar një dokument, të njohur si Motu Proprio, në latinisht do të thotë “me iniciativën e tij”, i cili ndryshon procedurën katolike të anulimit të martesës.Detajet e dokumentit, i cili pritet të modernizojë dhe thjeshtojë proçedurat, u publikuan të martën.Një anullim martese, i njohur zyrtarisht si dekreti i pavlefshmërisë, është një vendim në të cilin kisha argumenton pse një martesë nuk është e vlefshme sipas ligjeve të saj, duke cituar mungesën e parakushteve si vullneti i lirë, pjekurinë psikologjike dhe disponibilitetin për të patur fëmijë.Kisha me 1.2 miliard anëtarë nuk e njeh divorcin. Katolikët e divorcuar dhe të rimartuar jashtë kishës në institucionet civile, për kishën konsiderohen ende të martuar me partnerin e parë dhe persona që jetojnë me mekat mbi supe.Ata janë të ndaluar të marrin pjesë në aktivitete të kishës apo të kryejnë sakramente të ndryshme.Sipas Atit të Shenjtë, kjo iniciativë ka qëllim të ndihmojë shumë njerëz që ndodhen në situata të vështira.Papa Françesku në reformën e tij ka përfshirë edhe anën financiare, duke theksuar se shumë çifte harxhojnë shumë para me avokatë për të zgjidhur martesën.Proçesi i pavlefshmërisë së martesës ka qenë i njëjti për tre shekuj me radhë që nga koha e e reformës së Benediktit të 14, Papa Lambertinit.Vatikani njoftoi se reforma do të hyjë në fuqi më 8 dhjetor.