Vlorë, zbulohet sera ku thahej kanabis sativa, asgjesohen 2 mijë bimë
Në fshatrat e Vlorës aksioni kundër kanabisit kësaj here ka zbuluar një serë për tharjen e bimës narkotike.Aksioni që coi në zbulimin e kësaj sere për tharjen dhe përgatitjen e kanabist për shitje u krye nga Policia e Vlorës dhe Delta Forcë. Në serën që u zbulua në fshatin Bishan u gjetën rreth dy mijë bimë narkotike, që u sekuestruan nga policia.Trafikantët e lëndës narkotike kishin marrë masat e duhura edhe për të punësuar një roje të armatosur për të mbrojtur serën me kanabis. Por në vendin ku qëndronte roja policia gjeti vetëm mbetje të ushqimeve e pijeve të konsumuara dhe sende personale të personit të punësuar si roje. Ai ka pikasur uniformat blu ose është sinjalizuar për aksionin e policisë dhe kja arritur të largohet.Sipas poplicisë të dyshuarit kryesor janë pronarët e tokës ku ishte ngritur sera për tharjen e kanabisit, ndërsa nuk ka asnjë të ndaluar deri tani. Pas zbulimit të serës operacioni i bluve është shtrire ne fshatrat perreth.
/Oranews.tv/