Rama paralajmëron ulje taksash për zejtarët, s'do jenë biznes i vogël

Në paketën e re fiskale zanatçinjtë që do të hapin një biznes familjar, si marangozë, elektriçist apo rrobaqepësit e lagjeve nuk do të konsiderohen si biznes i vogël por do të kenë një trajtim të ri. Gjithashtu për ta parashikohet ulje drastike të taksave.Edi Rama: “Ne do të bëjmë një ligj e po përgatisim që me paketën e re fiskale që të gjithë ata që kanë biznes të vogël me profesione: Rrobaqepësja e lagjes nuk ka pse të paguajë TVSh, nuk ka pse të ketë kontabilist dhe taksat e tyre do i ulim në mënyrë drastike. Hidrauliku, eletricisti, marangozi, të gjithë këta që me zeje hapin një biznes familjar dhe punësohen nuk kanë pse të trajtohen si biznes i vogël, duhet të trajtohen më vete, por shitësi është i lidhur në zinxhir me shumicën”Në takimin që Rama bëri me 61 kryetarët e bashkive nënvizoi bashkëpënumin në luftën kundër informalitetit“Keni interes të shtoni numrin e bizneveve formalë sepse do të tju kthehen juve në financim për të financuar komunitetin”Burg çdo tatimor që fsheh nje aktivitet tregtar- "Do fusim në ligj që fshehja e një aktiviteti tregtar ndëshkon penalisht me heqje lirie inspektorin e tatimeve. Është e pamundur që inspektori të mos e shikojë një dyqan e të mos e regjistrojë” deklaroi Rama.