Ministria kërkesë shtëpive botuese për uljen e peshës së librave shkollorë
Cilësia e librave shkollorë ka qënë ndër vite një ndër kriteret e ministrisë së Arsimit për shtëpitë botuese të cilat merren me prodhimin e tyre.Këtë vit nga ana e ministrisë së arsimit është shtuar një tjetër kriter, i cili ka të bëjë me uljen e peshës së librave shkollorë.Anila Bisha: Kemi gjetur një mirëkuptim me ministrinë për të botuar libra cilësore, por edhe gramatuara e letrës të jetë e tillë që tu ofrojë fëmijëve një peshë më të ulët sesa ofronte më parë.Drejtoresha e shtëpisë botuese "Mediaprint" e cila ka përfituar tenderin për prodhimin e një pjese të madhe të librave shkollorë Anila Bisha, thekson se tashmë ka përfunduar prodhimi i tyre dhe e ka nisur faza e shpërndarjes.Anila Bisha: Librat janë prodhurar, janë shpërndarë, po vazhdon shitja dhe nuk besoj se ka probleme. Kur ka problematika të caktuara në qëndrojmë në bashkëpunim me shkollën dhe ato na orjentojnë.Shtëpitë botuese pohojnë se janë marrë të gjitha masat nga ana e tyre që të gjithë nxënësit të pajisen me libra e të mos ketë asnjë mungesë./Oranews.tv/