I priste klientët në parkingun e tij, arrestohet 22-vjeçari shqiptar për shpërndarje kokaine

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia në Itali ditën e sotme (8 shtator) nën akuzën e shpërndarjes së kokainës.Sipas autoriteteve italiane, shtetasi shqiptar Riza Cani i priste klientët e tij në një parking në zonën Lacugnano.Prej disa ditësh, agjentët bënin inspektime të vazhdueshme në vendin që shtetasi shqiptar kishte zgjedhur për takimet me klientët e tij.Mënyra e shpërndarjes - Në parkingun e tij, Cani kontaktonte me telefon dhe shkonte me një veturë të llojit Fiat Stilo ngjyrë vlu, pa zbritur fare nga makina, thjesht duke zgjatur krahun nga dritarja, i jepte zarfat me drogë në këmbim të drogës.Një herë, pas një shkëmbimi, 22-vjeçari lëvizim në drejtimin e qytetit të Lacugano-s, ndërsa blerësit për të shmangur dyshimin shkuan në krah të kundërt.8 raste - Nga 11-27 gushti i këtij viti, autoritetet italiane kanë vëzhguar, monitoruar dhe dokumentuar plot raste shkëmbimi droge nga 22-vjeçari, mesatarisht nga një çdo dy ditë. Por karabinierët pritën pak kohë para se ta arrestonin në mënyrë që të identifikonin, ndiqnin dhe arrestonin të gjithë klientët e tij. Klientët gjithmonë ndaloheshin me doza kokaine, dhe të marrë në pyetje nga policia nuk e patën aspak të vështirë të identifikonin shtetasin shqiptar nga albumet në foto.I kapur në flagrancë – Karabinierët e Lacugnano-s arritën të kapin në flagrancë të riun, i cili po priste në parkingun e tij një person me një motor tip skuter. Pas shkëmbimit, ndërhynë forcat policore. Njëra skuadër ndaloi blerësin, ndërsa skuadra tjetër shpërndarësin shqiptar që si gjithnjë priste me makinën e tij blu. Më pas i kontrolluan edhe shtëpinë.Kontrolli – Brenda shtëpisë së Riza Canit, nuk u gjet drogë por plot 2700 euro cash, para që sipas policisë italiane mendohet se vinin nga tregtimi i drogës./Oranews.tv/