Realizimi i koronareve, hapet qendra e hemodinamikës në "Shefqet Ndroqi"
Për të reduktuar fluksin e pacientëve që kanë nevojë të bëjnë koronare, në spitalin "Shefqet Ndroqi" është hapur qëndra e hemodinamikës. Sipas mjekëve nevojat janë për 3 pacientë në ditë ndërsa ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se me këtë investim synohet plotësimi i nevojave të 20% të popullatës.Tirane-Në një spital publik nevojat për të bërë koronarografi apo ekzaminime të tjera janë minimalisht tre në ditë. Për shkak se hemodinamika për realizimin e tyre gjendej vetëm në QSUT pacientët prisnin me muaj. Ministria e Shëndetësisë synon të reduktojë fluksin dhe të plotësojë kërkesat e pacientëve nëpërmjet hapajes së qendrës së hemodinamikës në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se më këtë investim të ri, në spitalet publike pritet të plotësohen 20% kërkesat e pacientëve ndërsa partneriteti vijon me privatët.Ilir Beqaj: Praktikisht ajo cfarë mund të arrijmë vitin e ardhshëm ne do të mund ofrojmë këtu rreth 20% të nevojave duke marrë parasysh QSUT këtë shërbim, financimin tek private dhe padyshim edhe kabinetin që do ta hapim në shërbimin rajonal të Shkodrës.Nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë për spitalin “Shefqet Ndroqi” janë inevstuar 17 milionë lekë për 2 pajisje dhe ndërhyjet në infrastukturë e urgjencë që në total shkojnë 170 milionë lekë./Oranews.tv/