Manja: Në regjimin komunist kishte ujë 24 orë, Ristani: Fole instiktivisht

Mbledhja e parë e komisionit të ligjeve për këtë sesion të ri parlamentar është shoqëruar me debate që kulmuan edhe me nota humori mes përfaqësuesve të mazhorancës dhe opozitës. Ka mjaftuar deklarata e deputetit të majtë Ulsi Manja se gjatë regjimit komunist ka patur ujë 24 orë në ditë që situata të ndizet politikisht.Arben Ristani: Fillon dhe thotë zotnia në kohën e Enver Hoxhës ishim mirë, bujqësia e zhvilluar, ujësjellësa kanalizime. Të doli instiktivisht....Shkak për këtë debat është bërë projektligji për ujësjellësin rural që garanton furnizimin me ujë 24 orë në ditë për 75 mijë banorë të zonave rurale. Opozita kërkoi që prioritet të kenë zonat turistike.Eduard Halimi: Qytete, fshatra pa ujë sidomos zonat turistike, duke e kthyer Shqipërinë nga një vend atraktiv që ishte në fillim të vitit në të gjitha revistat prestigjoze në një vend turpi për të gjithë turistët që largoheshin.Projekti ujësjellësi rural që do të vihet në jetë përmes bashkëpunimit mes ministrisë së Financave dhe Fondit Shqiptar për Zhvillim do të kushtojë 24 mln euro dhe shtrihet në 3 fazë për përzgjedhjen e tre faze se ku do të zhvillohet./Oranews.tv/