Ndoka lë mandatin e deputetit, Basha: Dekriminalizimi po jep frytet ende pa hyrë në fuqi

Lideri i Opozitës Lulzim Basha deklaron se edhe pse nuk u fut në kalendarin e Kuvendit ligji për Dekriminalizimin, kjo kauzë jetike për vendin nuk ndalet dhe po i jep frytet e veta ende pa ardhur në fuqi."Dorëzimi i mandatit nga i zgjedhuri i Edi Ramës në Lezhë, Arben Ndoka, është rezultat i drejtpërdrejtë i nismës tonë 2 vjecare të dekriminalizimit."  deklaron Basha duek shtuar se kryeministri është autori i inkriminimit të parlamentit, të qeverisjes lokale, të posteve kyçe në zyrat publike,  ndërsa sot provoi se në këtë përpjekje të madhe, ai është penguesi dhe kundërshtuesi i saj dhe si i tillë do të mbahet mend.Basha e mbyll deklaratën e tij duek theksuar se Dekriminalizimi do të bëhet për ta çliruar vendin nga trafikantët, rrëmbyesit, vrasësit dhe se PD ka në krah partnerët ndërkombëtarë.basha /Oranews.tv/