Kokëdhima: Ngrite shkallët e karrierës përmes kufomave, Berisha: Kryeministër i jugut

Deputeti socialist Koço Kokëdhima akuzon ish kryeministrin Sali Berisha si babai i informalitetit, ati i ekonomisë kriminale i cili sa herë që ka hyrë në këshillin e ministrave ka hapur derën me arkivol.Lidhur me politikën e tij për kultivimin e kanabisit farmaceutik Kokëdhima bëri thirrje për të mos kompleksuar një debat i cili është i hapur në të gjithë botën. Jo vetëm kaq Kokëdhima tha se projekti i tij s'ka lidhje me ekonominë kriminale por me ekonominë e shtetit.Duke marrë shkas nga arrestimi i deputetit Prenga dhe përleshja mes dy fiseve Calaj e Prenga Kokëdhima bëri apel të mos përdoren nga Sali Berisha që e ka ngritur shkallën e karrierës përmes kufomave.Nga ana e tij  deputeti i PD-së Sali Berisha e quajti " Kryeministër i jugut"  Koço Kokëdhima: "Kam predikuar kanabisin farmaceutik, se je dhe doktor ti, që mos qofsh. Kam kërkuar që kanabisi industrial të zhvillohet sepse është shumë i rëndësishëm për ekonominë botëtore. Sot kemi në burg 1850 të burgosur si përdorues të drogës, djem e vajza të rinj. Ti e bëre legjislacionin që e dënon përdoruesit si trafikantë dhe trafikantët si përdorues. Ju kam ftuar të mos e kompleksojmë këtë debat por të jetë një debat i hapur. Ta diskutojmë siç e diskutojnë të gjithë shtetet e zhvilluara. Nuk më ngatërron dot mua me parajsën e kriminelëve të kanabisit që ndërtuat ju. Projekti im s'ka lidhje me ekonominë kriminale por me ekonominë e shtetit. Sa për vlerësimet e tjera të them Sali edhe në sjelljen politike përpiqem me të gjitha fuqitë e mia tua shërbej qytetarëve si deputetët. Të kisha paralajmëruar se në zonën time elektorale do të dalësh 5 me zero Sa për arrestimin e deputetit Prenga më vjen shumë keq për këtë konflikt dhe për këtë përplasje që zhvilluan fiset Prengaj dhe Calaj. Dua të shfrytëzoj këtë foltore e mundësi të ftoj këto familje e fise të mos ndjekin rrugën e konfliktit të mos thellohen, të mos ushqejnë hasmërinë por të lejojnë shtetin ta zgjidhë këtë cështje. Të bëjnë urtësi e të mos përdoren nga Sali Berisha që e ka ngritur shkallën e karrierës përmes kufomave. Ky njeri sa herë ka hyrë në këshillin e ministrave e ka hapur derën me arkivol dhe do ta bëjë gjithmonëSali Berisha:Suksesi i tij ka qenë kanabisi. Meqë ishte i dështuar në çdo sipërmarrje, pati suskes në biznesin e kanabisit. Prej kaq e kaq kohësh kam deklaruar këtu, që ai është kryeministri i jugut (Kokëdhima). Kur unë e thosha, të tjerët e merrnin shpoti por ju e patë vetë, u legalizua. Një njeri për të cilin në Shqipëri nuk ka njeri që nuk e di se çfarë spekulanti është. Por pse ndodh kjo? Se gjithçka ndahet me Edi Ramën. Pse nuk ndodh me ju të tjerët? Sepse s’ndani dot aq sa ndan ai me Edi Ramën.Do t’ju tregoj një hartë jashtëzakonisht interesante bazuar në komunikatat e përditshme të policisë së shtetit. Shikoni Shqipërinë e 2015-s o kanabistë. Shikojeni dhe Shqipërinë e 2013-s. Mendoni se do e kapërceni kështu, jo e keni gabim, ja ç’keni bërë, i keni bërë gjëmën vendit. Shkoi policia 2 herë në Dukagjin, 400 forca policie, i rruajtën bishtin kanabisit. Po pse ndodhi kjo? Sepse forcohen arat e deputetit, se këto janë arat e kryetarit të partisë, janë parcelat e tij. Dhe absolutisht kanë hyrë vetëm në 3 fshatra. Ju shkatërruat çdo gjë, shkatërruat institucionin e policisë”.sali berisha_harta ne dore [caption id="attachment_575454" align="alignnone" width="640"]koco kokedhima _ Ne foto : Koço Kokëdhima[/caption]/Oranews.tv/