Goditet me gurë një automjet nga Kosova. Policia në kërkim të autorit
Janë rikthyer në Kukës rastet e goditjes me gurë të automjeteve që përshkojnë rrugën e Kombit, konkretisht segmentit Kalimash-Kukës-Morin.Sipas informacioneve zyrtare të policisë, bëhet e ditur se mbrëmjen e djeshme një shqiptar nga Kosova ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij, kur papritur drejt xhamit të automjetit kanë rënë gurë.Të dhënat e policisë, thonë se drejtuesi i automjetit, shtetasi B.M, vjeç 67, banues në Gjakovë menjëherë ka njoftuar uniformat blu ku përpara ekspertëve të policisë ka deklaruar se duke lëvizur me automjetin tip Benz, me targa 07-246-AR, në rrugën e Kombit, është goditur nga një gurë duke dëmtuar xhamin e parë.Ekspertët e policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk kanë gjetur asnjë person I cili mund të ketë qëlluyar me gurë automjetin e udhëtarit. Nga ana e specialistëve të Seksionit Hetimit dhe Parandalimit Krimit, në komisariatin e policisë Kukës, filloi procedimi penal pa autor ndërkohë që punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.