Fermerët protestojnë para godinës së Këshillit të BE-së për rënien e çmimit të qumështit

Teksa ministrat europianë të agrokulturës po mbajnë një mbledhje të jashtëzakonshme,qindra fermerë po protestojnë përpara institucioneve të Bashkimit Europian pas rënies në nivel rekord të çmimit të qumështit dhe mishit.Ata kanë mbërritur në qendër të Brukselit me traktorë dhe janë pozicionuar prej orësh aty me pankarta në duar. Ndërkohë godina e Këshillit të Bashkimit Europian është rrethuar nga dhjetëra policë gjermanë dhe belg, ndërsa dhjetëra të tjerë qëndrojnë në dispozicion me maska anti-gaz dhe automjetet e ujit, në rast të përshkallëzimit të situatës."Ne jemi këtu për shkak të çmimit shumë të ulët të qumështit. Dhe të mendosh që çmimi sa vjen e bie edhe më shumë. S’mund të vazhdojmë më kështu, fermerët s'mund ta durojnë dot më." -tha një fermer gjerman që po proteston.Disa fermerë të tjerë kanë kërkuar ndërhyrje direkte të qeverisë, që të ushtrojë presion për rritjen e cmimeve ose në të kundërt ata do të falimentojnë.Nga ana e tij, ministri i agrokutlurës së Luksenburgut, Fernand Etgen tha se Komisionit Europian i janë propozuar masa konkrete për të ndihmuar fermerët që të përmirësojnë situatën.[caption id="attachment_575522" align="alignnone" width="640"]_85408114_gettyimages-487188502 Ne foto : Protesta perpara instutucioneve te BE[/caption][caption id="attachment_575524" align="alignnone" width="640"]_85402264_hi028903837 Ne foto : Fermeret gjate protestes[/caption][caption id="attachment_575523" align="alignnone" width="640"]_85408436_gettyimages-487188844 Ne foto : Protesta perpara instutucioneve te BE[/caption]/Oranews.tv/