Tahiri: PD bleu intervistën e Zaganit me tokën në Orikum, Opozita rrethon ministrin
Seanca e parë e Parlamentit për këtë sezon nisi me debate të ashpra mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës mbi trafikun e drogës dhe akuzat që rëndojnë mbi Ministrin e Brendshëm nga një-ish vartës i tij.Saimir Tahiri dha për herë të parë versionin zyrtar duke deklaruar se dëshmia e ish-shefit të antidrogës është blerë nga PD në këmbim të tokës në Orikum. Kuvendi i cili nisi punimet duke i hapur rrugën Prokurorisë për arrestimin e Armando Prengës, zgjati rreth 2 orë. Vetë Armando Prenga nuk ishte i pranishem ne seancë. Kuvendi miratoi me 118 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, heqjen e mandatit të deputetit Armando Prenga pas kërkesës së prokurorisë për autorizimin e arrestimit të tij, për shkak të përfshirjes së tij në një konflikt me armë.Tirane- Seance e parë parlmentare që hapi sesionin e ri poltik, u mbërthye në debate të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës, për situtatën kriminale në vend dhe trafikun e lëndeve narkotike, duke sjellë dy herë ndërprerjen e sancës.Deputetët e Partisë Demokratike kërkuan dorëheqjen e Minsitrit të Brendshëm Saimir Tahiri, duke e akuzaur se është i lidhur me bandat e drogës. Këtë akuzë ata e mbështesin në rrëfimin e ish shefit të antidogrës në Fier, Dritan Zagani. Por Ministri Tahiri u mbrojt me një akuzë se dëshmia e tij është blerë nga PD.Kryetarit të Kuvendit dy herë i është dashur të ndërpresë seancën gjatë kohës që ministri Tahiri mbante fjalën e tij.Tahiri akuzoi se qeveria aktuale po lufton krimin dhe trafikun e drogës ndryshe nga opozita kur në qeverisjen e saj lulëzonte hashashi.Në përgjigje të kësaj, Noka tha se Zagani ishte një oficer në punën e tij, që në mungesë të besimit te kupola e shtetit dhe Ministri Tahiri, i ishte drejtuar për bashkëpunim Guardia di Financës.Falmur Noka: "A e dini ju, dhe ata që kanë punuar në polici e dinë më mirë se kushdo tjetër se sot bashkëpunëtorët e policisë janë në nivelin drastik të mundshëm. Nuk ka bashkëpunëtorë sepse s'ka besim. Sepse ky është i lidhur me krimin (për Tahirin), ky bën trafikun e të gjitha llojeve të drogërave dhe të gjitha kalojnë nëpërmjet duarve të këtij"Sajmir Tahiri: "I keni falur shtetasit Dritan Zagani, tokë në bregdet, objekt në bregdet. Për cilën arsye e keni blerë këtë oficer policie, që sot është i arratisur, nën procedim penal në dekonspirim të aksionit të policisë"Flamur Noka: "Avioni i kapur dje në Itali konfirmon se të gjitha lidhjet që e kanë përcjellë atë shkojnë tek ky (Tahiri), avioni i kushurinjve ku shkon? Tek ky"Sajmir Tahiri: "Pas një njoftimi zyrtar, avioni është nisur nga Torino për Leçe. Në rastin më të keq të standardit tuaj, ministri i brendshëm italian është i përfshirë në trafik droge bashkë me kryeministrin italian sepse ky avion është nisur nga Torino për Leçe. Ç'punë ka këtu policia shqiptare?"Noka nuk kurseu akuzat ndaj Tahirit për lidhje të tij me trafikun e drogës.“Ky është i lidhur me krimin, ky bën trafikun e të gjithë llojeve të drogave, të gjitha kalojnë nga duart e tij. A ishte skafi dhe makina e tij që u bënë publike”.Ndërkohë deputetët Berisha dhe Topalli kanë insistuar te kreu i Kuvendit që të jetë prezent në seancë Kryeministri por dhe në miratimin e draftit të dekriminalizimit brenda shtatoritPor teksa Parlamenti ishte ndezur në debat për çështjen e trafikut të drogës, deputeti socialist, Koço Kokëdhima, foli për efektet pozitive të kanabisit në mjeksi dhe ekonomi. Kokdhima, akuzoi ashpër ish kryeminsitrin Sali Berisha.Koço Kokëdhima: "Ky njeri, sa herë ka hyrë në Këshillin e Ministrave e ka hapur derën me arkivol dhe është i gatshëm ta bëjë deri në fund këtë".Sali Berisha : "Ka pasur dy suksese në jetën e tij, suksesi i parë është për pedofil që futi në administratën dhe gazetën e këtij vendi, suksesi i dytë është kanabisi. I dështuar në çdo sipërmarrje tani kërkon suksesin në kanabis"Në prag të seancës së sotme dhe në çelje të sezonit të ri parlamentar dy drejtuesit e maxhorancës kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kuvendit Ilir Meta, zhvilluan një takim për afro 20 minuta në kryesinë e kuvendit.
Pjesë nga debatet në kuvend seancën e sotme 7 shtator 2015Tahiri akuzon: Berisha i fali tokë Zaganit në Orikum - 10 minuta pushim të dhëna nga kreu i Kuvendit Meta nuk i ka qetësuar deputetët e opozitës, duke detyruar sërish për ndërprerje të seancës. Ministri, Saimir Tahiri, në vijim të fjalës së tij akuzoi opozitën se ka blerë intervistën e ish-shefit të antidrogës Dritan Zagani. Këtë akuzë ai e mbështeti me faktin se qeveria Berisha i ka falur tokë në Orikum Zaganit me VKM, pak ditë para zgjedhjeve parlamentare.“Pak ditë para se të linit detyrën i keni falur tokë në Orikum, në bregdet. Me vendim të Këshillit të Ministrave i keni falur objekt në bregdet, keni blerë intervistën, keni blerë dëshminë. Jepni llogari për këtë. Pse një polici që nxorët në intervistë, me miratim të këshillit të Ministrave, me propozim të atij aty (i drejtohet Flamur Nokës), me miratim të atij aty i keni falur toke në bregdet me vendim 519 me datë 13 qershor 2013. I keni falur tokë shtetasit Dritan Zagani, objekti, salla ish-ekonomi ndihmëse Orikum. Këtij oficeri të arrestuar i kanë dhuruar tokë në Orikum, shpresoj ti kenë mësuar dhe notin".
Tahiri: Ne arrestojmë oficerë policie, ju ujisnit me zjarrëfikëse drogën në Lazarat"Pak më parë se një muaj më parë një avion u kap në Itali i ngarkuar me lëndë narkotike në Shqipëri. Në kuadër të këtij procedimi u arrestua edhe një punonjës policie në Vlorë, ky është standardi ynë.Standardi juaj është raportimi edhe publik sesi parcelat në Lazarat ujisnin me autobotë, apo dhe zjarrëfikëset e Gjirokastrës".Berisha-Metës: Sot i ra imuniteti Ramës, sille këtu “Është ditë dramatike për Parlamentin, nuk mund të ikë këtu njeriu që i hiqet de facto imuniteti, Edvin Kriqtaq Rama. duhet të jetë aty të përballet para shqiptarëve me opozitën dhe mendimet e saj. Trim me horra nuk ecën më. Të ketë kurajo të vijë, të mos trembet, të vijë aty dhe ti themi flakë për flakë atë që meriton. Thirre këtu”.Meta: “Ishte në aktivitet, e pashë live. Nuk e ndërpres dot, janë pushtete të pavarura”.Topalli insiston: Thirr Kryeministrin këtu, ne nuk merremi me ushtarët“ Sot është dita e parë e sesionit parlamentar. Këtë ditë të parë ne po vazhdojmë me dhënien e lejes për arrestim të një deputeti tjetër. I treti. Po sot avioni i radhës bie me drogë i nisur nga Shqipëria, po sot Kryeministri i vendit nuk pranon të vijë këtë të ballafaqohet me shqiptarët. Detyra juaj është të ndërprisni seancën, të thërrisni Kryeministrin, ne nuk merremi me ushtarët. Unë kërkoj Kryeministrin, ti e ke për detyrë ta thërrasësh këtu”.Noka-Metës: Provokuat deputetët, duke i dhënë fjalë një trafikanti“ Sot keni bërë një gabim. Duke i dhënë fjalën një trafikanti që është ulur në karrigen e Kryeministrit ju keni provuar deputetët, këtë parlament. Keni provokuar më shumë deputetët e mazhorancës se e kanë në kurriz barrën e këtij këtu, por edhe qytetarët shqiptarët. Sot nëse ka një njeri që duhej të futej në vrimë dhe të mos dilte këtu sot, duhet të ishte ky që doli dhe dërdëlliti. Ky që del dhe ju ju thotë, unë dhe Kryeministri. Vetëm ky është dhe Kryeministri, ju të tjerët nuk ekzistoni. Ju mund ta duroni, por ne jo. Ky e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbi, ky i bëri ato që ju i quani mushkonja ta pushtojnë qiellin e këtij vendi si kurrë në historinë e tij. Në këto 2 vjet qiellin shqiptar e kanë pushtuar avionët e drogës. Shqipëria sot në arenën ndërkombëtare konsiderohet mbretëria e hashashit. U mburr me Lazaratin ndërkohë që shkatërruat çdo cm tokë duke e mbjellë. Si kurrë më parë fabrikat e kokainës u instaluan në Shqipëri, si kurrë më parë ka pasur vrasje mafioze të pazbuluara, njerëz të zhdukur dhe që nuk është bërë asnjë hetim. Avioni me drogë në Itali, Noka: Lidhjet që e kanë përcjellë shkojnë te TahiriGjitha përgjegjësitë bien mbi këtë dhe Kryeministrin. Avioni i kapur dje në Itali konfirmon se të gjitha lidhjet që e kanë përcjellë atë shkojnë tek ky, avioni i kushurinjve shkon tek ky, avioni i Riformatos, të gjithë dalin njerëz të lidhur me të. Si mund të mbillet Shqipëria hashash pa mburojë politike. Ishim në pushtet, pse nuk u mboll Shqipëria hashash, pse nuk kishte asnjë të dhënë për trafik heroine dhe kokakinë. Është raporti i DASH, nuk e themi vetëm ne. Këto i diskutoni dhe ju nëpër kafe dhe këtu doni ta mbroni. Nuk mund të mbrohet.Noka për Zaganin: Bashkëpunim me Guardia di Financan, se s’kishte besim te “Kupola”"Ai oficeri, Zagani, që ky u mundua ta nxjerrë edhe armik edhe kriminel, ai ka qenë një oficer në punë të tij. Ka pasur një bashkëpunim me Guardia de Financën, pse? Sepse besueshmëria e atij dhe çdo oficeri të ndershëm te kupola e policisë dhe tek ky është zero. A e dini ju se sot nuk ka bashkëpunëtorë të policisë, sepse nuk ka besim sepse ky është i lidhur me krimin, ky bën trafikun e të gjithë llojeve të drogave, të gjitha kalojnë nga duart e tij. A ishte skafi dhe makina e tij që u bënë publike."Noka: Bëtë Ministër hajdutin e kasetofonave, ja pse shqipëtarët janë me fat"Ju kam thënë mos e bëni Ministër se ka qenë hajdut kasetofonash, përdorues hashashi dhe është i skeduar në policinë e shtetit, i kapur peng nga krimi dhe ju e bëtë. Ja ku jemi sot. Shqipëtarët kanë vetëm një fat sot, se qeveria e Sali Berishës liberalizoi vizat dhe mund të ikin jashtë në rrugë ligjore, sepse në të kundërt sot ky do të ishte kapoja i trafikut në det. Largojeni sa nuk është vonë, sepse ky sëbashku me shokët e tij do ju marrë përpara dhe do të përfundoni në pus"Paloka nuk e “lë” Ministrin Tahiri të flasë, Meta ndërpret 10 minuta seancënMe heret tensionet në rritje mes Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreut të grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, detyruan kreun e Kuvendit të ndërprente për 10 minuta seancën plenare.Ndërprerja ndodhi në momentin kur në foltore po fliste Ministri. Tahiri gjatë fjalës së tij tha se votimi i sotëm për dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Armando Prenga tregoi edhe njëherë dallimin mes mazhorancës dhe opozitës. “Politika nuk mund të jetë kurrë platformë e pisët, ku mund të vish, mund të shash, të fyesh, shpifësh dhe mbi të gjitha të mos mbash as përgjegjësi” tha ai.Tahiri: “Këto ditë dhe si shumë të tjera kanë shërbyer për tu treguar qyetarëve dallimin e thellë që ekziston mes nesh dhe atyre që kanë qeverisur këtë vend jo më larg se dy vite më parë. Dallimin e thellë në koncept, vizion, në raport me institucionet dhe me qytetarët. Kujt nuk i mjafton kjo seancë apo vendimet e kësaj seance për të çuar para drejtësisë apo për ti hapur rrugën drejtësisë për një ndër kolegët tanë mund ti referohet fort mirë edhe zgjedhjeve të kaluara, zgjedhjeve para tyre për të kuptuar se çfarë kuptojnë qytetarët dhe për ti thirrur mëndjes dhe për ta bërë realitetin që njohin qytetarët, realitetin që konsumohet edhe këtu. Politika nuk mund të jetë kurrë platformë e pisët, ku mund të vish, mund të shash, të fyesh, shpifësh dhe mbi të gjitha të mos mbash as përgjegjësi”.Nga karrigia, ndërhyri deputeti Paloka, duke u ngritur në këmbë dhe folur nga vendi. Tahiri i bëri thirrje për qetësi, kreu i Kuvendit Meta po ashtu.Tahiri: “Ju bëj thirrje për qetësi dhe bëni durim të dëgjoni. Kur keni durim të dëgjoni atë që me demek e mbani për kryetar partie, nuk keni si të mos dëgjoni këtu në Parlament. E rëndësishme është të kuptoni që kryeministri, qeveria, mazhoranca nuk i shmanget kurrë përgjegjësisë për ti dhënë përgjigje çdo pyetje tuaj, qoftë dhe duke mbajtur mbi shpinë barrë e një llumi të pamasë që jeni mësuar të derdhni këtu në Parlament. Kjo është histori e njohur për qytetarët dhe votuesit. E bëni për tu treguar shqiptarëve se këtë punë e keni bërë dhe ju në të kaluarën dhe madje mendoni meqë e keni bërë ju në të kaluarën do ta bëjmë dhe ne”.Pas kësaj ndërhyri sërish Paloka nga vendi. Në pamundësi për të vijuar normalisht seancën, kreu i Kuvendit ndërpreu seancën për 10 minuta.
