Akuzat ndaj ministrit, Tahiri: I kërkova Llallës të nisë hetimet

Pas një takimi kokë më kokë prej 40 minutash me Kryeprokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, ministri bëri të ditur se ka kërkuar një hetim të plotë të të gjitha akuzave, pasi nuk mund të lejojë më që shpifjet ndaj tij të vijojnë.Saimir Tahiri: Besoj e keni ndjekur të gjithë tollovinë e politikës me akuza dhe shpifje pa fund, qeveria është votuar nga qytetarët për të punuar. Unë nuk kam asnjë sekonde kohë për të humbur në llumin e shpifur të politikës së vjetër sa herë që duhet të instalojmë pandëshkueshmërinë. Erdha ti kërkoj prokurorit të nisë hetimet mbi gjithcka që është shpifur nag politika apo nga ish-oficerw policie. Ajo që më ineterson është që hetimi të bëhet nga institucionet dhe politika të flas pasi të flasin institucionet.Nga dera e prokurorisë, Tahiri ironizoi kërkesën e opozitës për dorëheqjen.Saimir  Tahiri: Saliu ka kërkuar dorëheqjen time, dorëheqjen e Kryeministrit dhe dorëheqjen e qeverisë që pa marrë detyrën ne. Kështu që nuk e kam standard të punës sime, madje kur më shan Saliu ndihem më mirë, sepse do të thotë që po bëj gjënë e duhur.Prej disa ditësh Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e Ministrit Tahiri duke e akuzuar atë për lidhje me botën e krimit.[caption id="attachment_575695" align="alignnone" width="640"]Ne foto: (majtas) Ministri Tahiri ne foltore ku opozita hodhi avion prej letre , (djathtas) Tahiri duke hyre ne prokurori, 7 shtator 2015 Ne foto: (majtas) Ministri Tahiri ne foltore ku opozita hodhi avion prej letre , (djathtas) Tahiri duke hyre ne prokurori, 7 shtator 2015[/caption][caption id="attachment_575660" align="alignnone" width="640"]tahiri ne prokurori Ne foto: Tahiri duke hyre ne prokurori[/caption]/Oranews.tv/