Përleshje mes aktivistëve të Vetëvendosjes dhe policisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2015, 16:00
Disa aktivistë të Vetëvendosjes janë arrestuar sot (7 shtator) nga policia e Kosovës pasi tentuan të vendosnin një udhëzim administrative në makinat që ndodheshin në oborrin e ndërtesës së re të qeverisë së Kosovës.Policia në tentativën për t’i larguar aktivistët ka përdorur edhe sprajt si dhe ka vënë në pranga disa prej tyre, raporton Zëri.Në udhëzimin administrativ që aktivistët kërkonin të vendosnin nëpër makina, u bëhej thirrje institucioneve shtetërore kosova të shisnin të gjitha makinat për shkak të interesave familjare.Përleshjet mes disa të rinjve aktivistë dhe policisë së Kosovës ndodhën përballë ministrisë së Drejtësisë në Kosovë. Nuk dihen shkaqet e nisjes së përleshjes. /Oranews.tv/