Dekriminalizimi, Italia ofron përvojën e saj, ministri Gentilioni në Tiranë

Italia do të mbështetësë Shqipërinë në hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Qëndrimin e Romës zyrtare e rikonfirmoi në Tiranë, ministri i Jashtëm Italian Paolo Gentilioni.Paolo Gentilioni:Ne do te ndihmoje ne pershpejtimin e negociatave per shqiperine. Italia ka interes që të nxisë këtë proces dhe ne do të përpiqemi ta nxisim dhe promovojmë për të arritur që të gjithë vendet e BE-së të bëhen të ndërgjegjshme dhe të vetëdijshme për këtë proces. Për këtë shtysë, për këtë nxitje kemi nevojë për një përgjigje konkrete. Italia do të angazhohet që të çelë rrugën për proceset e tjera të anëtarësimit"Në kohën kur debate për dekriminalizimin vlon politikën shqiptare, Gentilioni tha se Italia po ofron përvojën e saj.Paolo Gentilioni: “Përsa i përket cështjes së dekriminalizimit jemi duke bashkëpunuar. Ministri i Drejtësisë italiane ka kryer një vizitë në Tiranë dje dhe sot, ne kemi patur diskutime të mëdha  dhe besoj se përvoja që  ne kemi mund të ndahet me të tjerë.”Ndërkohë ministri shqiptar Ditmir Bushati e cilësoi dekriminalizimin dhe reformën në drejtësi një shtysë në hapjen e negociataveBushati: Besojmë fuqimisht se reforma në drejtësi, procesi i lustracionit politike duhet të jetë një shtysë për lehtësimin e procesit të bisedimeve në BEKriza e emigrantëve në Europë ka qenë një tjetër temë e rëndësishme diskutimi midis ministrit të jashtëm Italian dhe atij shqiptar./Oranews.tv/