Meta: "Clifford Chance" kliente e qeverisë ‘Berisha’. Përjashtoj kategorikisht implikimin tim
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, iu përgjigj për herë të parë akuzave të opozitës, që u ngritën mbi një shkrim të rrjetit investigativ BIRN se ai është përfshirë në një aferë korruptive duke ndikuar për lidhjen e kontratës mes kompanise “Dia” dhe kompanisë së shpërndarjes së energjisë CEZ për mbledhjen e borxheve.Shefi i Kuvendit hoqi çdo pergejgjesi nga vetja kur dha këtë deklaratë.Ilir Meta: “Këtu përpara kam një “Engagement Letter” dhe “Fee Agreement” midis “Clifford Chance”, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha. Është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për “Clifford Chance” dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in.Ilir Meta, mohoi kategorikisht përmendjen emrit të tij, ne arbitrazhin ndërkombëtar, si i imlikuar në aferë korruptive.Ilir Meta: Njëkohësisht mund t’ju bëj të ditur se Shqipëria ka pasur shumë ish-Kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj që t’i marr nëpër gojë, sikurse një pjesë e juaja më merr nëpër gojë mua dhe më paragjykon. Dhe kjo është e drejta juaj. Përsëri e respektoj këtë gjë dhe nuk e përjashtoj që dikush apo dhe ndonjë i afërt i tij dhe të ketë përfituar nga çështje të tilla.Por e përjashtoj në mënyrë kategorike që një person i implikuar të jetë ish-Kryeministri, Ilir Meta, dhe këtë ua them me bindje të plotë. Kryeparlamentari Meta, i’u përgjigj opozitës dhe mbi kërkesën për dorëheqjen e tijIlir Meta: T’i bëj të qartë opozitës se do të vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do të kenë kohë edhe dy vjet për të kërkuar dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.Replikës së Sali Berishës, Ilir Meta iu përgjigj: Nuk kam ndërmend të marr nëpër gojë atë (Sali Berishën) dhe lidhjet e tij me personin që përmendi, ndoshta nuk i mban mend, mund të pyesë bashkëpunëtorët e tij, të afërmet e tij para dhe pas 2009-s. Nuk është në natyrën time të përgojoj kolegë, bashkëpunëtorë, të afërm të tyre. E theksova se kjo firmë e ka firmosur marrëveshjen me Sait Dollapi në 1 korrik 2013 kur dhe ju keni qenë kryeministër, dhe ka firmosur edhe marrëveshje të tjera ndaj qeverisë tuaj për t'ju treguar rrugën se si mund t'i drejtoheni kësaj firme që të merrni akuzat dhe t'i çoni në Prokurori, pastaj për thashethemet me ato jemi mësuar, le të na gjykojnë qytetarët".Deklarata e plote e Ilir MetesNisur nga një kërkesë e bërë këtu nga deputeti z. Berisha dhe e përsëritur nga kryetari i grupit parlamentar të PD-së, z. Paloka lidhur me një akuzë dhe kërkesë të bërë më parë nga Kryetari i Partisë Demokratike, z. Basha, mbi një shkrim të bërë në një agjenci lajmesh, e cila i referohej një raportit të një studio ligjore të kontraktuar nga qeveria aktuale, e cila është edhe baza kryesore e të besuarit të pretendimeve, e manipulimeve dhe e spekulimeve në atë shkrim, kam vetëm një detyrim të thjeshtë.Së pari, t’i bëj të qartë opozitës se do të vazhdoj ta respektoj kërkesën e tyre për dorëheqjen time dhe do të kenë kohë edhe dy vjet për të kërkuar dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit të Kuvendit.Së dyti, lidhur me faktin që kjo kompani është e kontraktuar nga qeveria aktuale, për cka ata ngrenë akuzat e tyre bazuar mbi pretendimin se raporti është i besueshme, kisha një pyetje per t’u drejtuar nëse z. Sait Dollapi është anëtar i Asamblesë së Partisë Socialiste apo i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike?! Sepse këtu përpara kam një “Engagement Letter” dhe “Fee Agreement” midis “Clifford Chance”, që është kontraktuar nga CEZ-i dhe CEZ Shpërndarja e firmosur më 1 korrik 2013. Pra, kohë kur Kryeministër ishte i nderuari, deputeti z. Sali Berisha. Është firmosur në Mynih më 1 korrik nga Tim Schreiber për “Clifford Chance” dhe nga z. Sait Dollapi për CEZ-in.Në rast se nuk e kujtojnë këtë kompani, mund të pyesin ish-Ministrin e Financave, sepse kjo kompani ka qenë kliente e kësaj qeverie edhe për shumë kontrata të tjera me Ministrinë e Financave dhe kjo është një çështje e tyre.Njëkohësisht dua t’ju informoj se, kompania në fjalë ka bërë një sqarim në dijeninë time, që në asnjë rast nuk përmendet apo nënkuptohet emri i z. Ilir Meta dhe pretendimet e ngritura nga një gazetare janë të pasakta.Njëkohësisht mund t’ju bëj të ditur se Shqipëria ka pasur shumë ish-Kryeministra, të cilët unë nuk dëshiroj që t’i marr nëpër gojë, sikurse një pjesë e juaja më merr nëpër gojë mua dhe më paragjykon. Dhe kjo është e drejta juaj. Përsëri e respektoj këtë gjë dhe nuk e përjashtoj që dikush apo dhe ndonjë i afërt i tij dhe të ketë përfituar nga çështje të tilla.Por e përjashtoj në mënyrë kategorike që një person i implikuar të jetë ish-Kryeministri, Ilir Meta, dhe këtë ua them me bindje të plotë.Njëkohësisht dua t’ju them se, të gjithë e dinë se kush e ka emëruar ERE-n, kush e kontrollonte ERE-n dhe nëse ka dokumente të cilat provojnë se ministra të asaj kohe apo dhe më pas kanë kërkuar që të favorizohet CEZ-i në dëm të KESH-it. Ju siguroj se përsëri nuk mund të ishte dhe nuk mund të jetë Ilir Meta. Megjithatë ju keni të drejtën tuaj.Por jua përmend këtë çështje të studios ligjore “Clifford Chance” vetëm për një arsye, meqë i besoni kaq shumë raportit të saj, sepse nuk është e panjohur për ju dhe për funksionarët tuaj. Është kompani e njohur, ju mund t’i drejtoheni.Në rast se ju besoni vërtetë se ajo ka paraqitur fakte të cilat implikojnë ish-Kryeministrin Ilir Meta nuk ka asnjë arsye pse ju të mos i çoni në Prokurori dhe Prokuroria të nisë një proces shëmbullor për Ilir Metën për çdo ish-Kryeministër apo ish-ministër, kushdo qoftë ai apo politikan që ka qenë i përfshirë. /Oranews.tv/