Tek "Brryli" përplasen 7 makina, mes tyre dhe kamioni i ushtrisë

Shtatë automjete janë përfshirë në një aksident në zonën e Brrylit në Tiranë mesditën e 7 prillit.Burimet në vendngjarje u shprehë se kamioni i ushtrisë nuk ka mundur të frenojë duke marrë përpara automjete të parkuara dhe në lëvizje, por ky version hidhet poshtë nga ministria e Mbrojtjes. Përmes një njoftimi për shtyp ministria deklaroi se shkak i aksidentit ishte furgoni."Aksidenti ka ardhur si pasojë e frenimit të pakontrolluar të një furgoni. Ministria e Mbrotjes informon se pas shqyrtimit të dokumentacionit nga grupi i policisë rrugore të mbërritur në vendngjarje, rezulton se kamioni i FA-ve është brenda të gjithë normave teknike" thuhet në njoftimin e ministrisë së MbrojtjesBllokohet trafiku- Për fat të mirë nga ky aksident nuk mbeti asnjë i lënduar, dëmet janë vetëm materiale,Në vendgjarje mbërriti policia dhe zjarrëfikset por për shkak të numrit të automjeteve të përfshira në këtë aksident kjo zonë shënoi trafik të rënduar për disa minuta.[caption id="attachment_575463" align="alignnone" width="640"]aksidenti te brryli. Ne foto : Vendi i aksidentit[/caption][caption id="attachment_575465" align="alignnone" width="640"]aksidenti brryli_ Ne foto : Kamioni i ushtrise i perplasur me nje furgon[/caption][caption id="attachment_575470" align="alignnone" width="640"]makine e perplasur Ne foto : Makine e demtuar[/caption]/Oranews.tv/