Zbarkojnë në terren tatimorët, në sitë çdo biznes

Lufta kundër informalitetit dhe evazionit fiskal ka marrë jetë në qarkun e Shkodres mëngjesin e 7 shtatorit, me zbarkimin në terren të 35 grupeve të punës.Për kreun e tatimeve në zonën e veriut Hysen Hysaj, ky është një census që i bëhet biznesit, i cili do të kalojë i plotë në sitën e tatimorëve.Hysen Hysaj, drejtor i tatimeve për zonën e veriut: “Ato subjekte që janë të parregullta dhe që nuk janë të regjistruar, nuk janë të pajisur me kasë dhe nuk kanë punonjës të siguruar, ky do jetë tip censusi”.Në Fier, paralel me verifikimet në terren të tatimorëve, vijojnë dhe radhët në QKR për regjistrimin e biznesit.Albert Malaj, drejtor i tatim taksave ne Fier: “32 grupe kontrolli të përbërë institucionet e qarkut Fier, ku përveç drejtorisë tatimore  janë pjesë e grupeve të punës edhe inspektorë nga drejtoria e AKU-së, nga inpektoriati shtetëror i punës dhe inspektoriati shtetëror i higjenës”.Tatimorët e Vlorës kanë paralajmëruar se gjobat dhe konfiskimet do shoqërojnë cdo biznes që ka mangësi dokumentacioni.Pranvera Resulaj, drejtoreshë tatimesh Vlorë: “Rastet e konfiskimit kanë qenë të konsiderueshme”Kontrollet ndaj informalitetit do vijojnë çdo ditë në të gjithë vendin nga ora 08.00 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes./Oranews.tv/