Deputeti socialist Arben Ndoka dorëzon mandatin, i shpjegon arsyet PS

Arben Ndoka, deputet i PS, dorëzon vullnetarisht mandatin përmes një letre drejtuar grupit të PS përmes së cilës sqaron të gjitha arsyet e këtij vendimi. 

Ndoka fillimisht ka rrëfyer të gjithë jetën e tij, duke dhënë detaje edhe për ngjarjen për të cilën akuzohet nga PD. 

Ai thotë se ka qenë i përfshirë aksidentalisht në atë ngjarje, dhe se një ditë shpreson të sjellë një  vendim gjykate për të vërtetetuar të gjithë rrëfimin e tij. 

“Unë jam nje njeri i dënuar nga fati po dhe i dënuar që të mos besohem si i tillë. Kam shumë shpresë që t'ju vlejë juve për të mos u ndjerë keq që më keni pranuar mes jush dhe nuk më keni lënë të ndjehem i vetmuar, kur më kanë sulmuar egërsisht. Por, ju të gjithë miq deputetë, qeveria jonë dhe Partia Socialiste nuk keni pse të viheni në siklet asnjë ditë më shumë nga prania ime,” shkruan Ndoka duke vijuar: “Unë ju kam borxh ju në radhe të parë, po dhe gjithë atyre që janë me këtë parti, ndjekjen deri në fund të betejës ligjore në Itali apo në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut po qe nevoja për të gjetur drejtësi për emrin tim”

Më pas deputeti Ndoka jep edhe njoftimin për largimin e tij nga parlamenti, por duke premtuar se do të mbështesë gjithmonë kauzat e Partisë Socialiste.


Letra e Hapur e deputetit Arben Ndoka