Fermerët e Bradasheshit protestojnë ndaj sekuestrimit të duhanit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Shtator 2015, 16:49
Fermerët e Bradasheshit kane protestuar para godinës së kësaj njësie administrative, pas sekuestrimit të dhejtëra kg duhan i përpunuar prej policisë se Elbasanit ne bashkepunim me drejtorinë rajonale të doganës.Sipas tyre nuk është e drejtë t'u kërkohet pagesa e akcizës, që është më e lartë se 1 kg duhan.Banor: “Grabitën, i lanë njerëzit pa bukë. Nuk ka ofruar njeri një urdhër gjykate, ministrie, apo institucioni që thotë që ky produkt nuk është i ligjshëm që të tregtohet”.Fermerët thonë se do përshkallëzojnë protestën deri në zgjidhjen e situatës.Si Shkodra, edhe zona e Bradasheshit njihet për kultivimin masiv të duhanit nga fermerët.