SHBA, Japoni, Meksikë dhe Zelandë e Re, stërvitje e përbashkët ushtarake në Kaliforni

Shtetet e Bashkuara, Japonia, Zelanda e Re dhe Meksika kanë bashkuar forcat e tyre në brigjet e Kalifornisë këtë javë në një trajnim masiv ushtarak të quajtur "Dawn Blitz".12 anije nga SHBA, Japonia dhe Meksika kanë kryer ushtrime sesi të zbarkojë në bregdet në atë çka mediat japoneze e quajtën ushtrim stimulus në stuhi por edhe si të rimarrin ishujt nga duart e armikut. Pothuajse 1100 ushtarë japonezë janë përfshirë në ushtrimet në Kampin Pendleton.Ministria e Mbrojtjes e Japonisë ka vendosur të rrisë buxhetin e saj vjetor për ushtrinë, në një përpjkeje për të rimarrë ishullin në detin Lindor të Kinës, një territor i cili pretendohet nga Pekini. Ministria kërkoi një rritje me 2.2% të shpenzimeve për ushtrinë, në totalin e 42.4 miliardë dollarëve, niveli më i lartë ky për ushtrinë japoneze në 14 vitet e fundit.Edhe buxheti për ushtrinë e Kinës për këtë vit u rrit me 10.1%, në 138.37 miliardë dollarë, buxheti më i madh në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.E ndërsa fuqia e ushtrisë së Kinës vijon të rritet, Japonia po përpiqet të mbrojë kufijtë e saj veriorë nga një sulm rus, që vazhdimisht ka shkaktuar tension me tanke dhe armatime të rënda.2 fuqitë aziatike, Japonia dhe Kina janë në debat për pronësinë e ishullit të pabanuar në detin e Kinës Jugore, të quajtur Senkaku nga Tokio dhe Diaoyu nga Pekini.gas_dawnblitz347150x009_t1200x620 gas_dawnblitz347150x008_t1200x620 gas_dawnblitz347150x004_t1200x620 UTI1873374_r900x493 /Oranews.tv/