Greqi, Tsipras i bindur në fitore, mbron huanë 86 mld euroshe me kreditorët

Ish-kryeministri, Aleksis Tsipras, edhe një herë është shprehur i bindur në fitore në zgjedhjet e afërta parlamentare, ndërsa i ka kërkuar sërish grekëve votën e tyre për të drejtuar vendin pas marrëveshjes së ndihmës me ndërkombëtarët. Tsipras duke folur nga Selaniku, mbrojti huanë prej 86 mld euro.Aleksis Tsipras: "Beteja jonë e parë dhe më kryesore, ajo për të cilën ishte folur 4-5 vitet e fundit, u fitua. Ajo ishte e nevojshme për të ristrukturuar borxhin grek. Tashmë ajo ç'ka duhet të bëjmë është të gjejmë mënyrën sesi duhet ta shfrytëzojmë këtë borxh dhe si duhet të ndajmë buxhetin".Pavarësisht se exit-pollet e fundit tregojnë një rënie të mbështetjes ndaj partisë së tij Syriza dhe fuqizim të rivalit "Demokracia e Re", ish-kreu i qeverisë nuk stepet nga gara e 20 shtatorit, duke u shpreh besimplotë se grekët do t’ja besojnë edhe një herë drejtimin e vendit.Aleksis Tsipras: "Jam i bindur se populli grek do të gjykojë siç duhet, ata do të dinë të zgjedhin drejtë për një të ardhme më të mirë".Tsipras fitoi bindshëm zgjedhjet e janarit, me premtimin se do të vendosë një marrdhënie të rë mes Athinës dhe huadhënësve ndërkombëtarë, por sërish ekonomia ra në kolaps, bankat u mbyllën dhe Greqia ishte shumë pranë daljes nga Eurozona, ndërsa Tsipras u detyrua të pranojë kushtet e kreditorëve.