Basha për avionin në Itali: Çfarë do të thonë sot Ministri i drogës dhe shefi i tij?
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për kapjen e avionit me drogë në Itali, i cili sipas raportimeve të mediave italiane dyshohet se vinte nga Shqipëria.Përmes një reagimi në fb, ai ka paralajmëruar debate në seancën e sotme në Kuvend, duke shtruar pyetjen: Çfarë do të thonë sot Ministri i drogës dhe shefi i tij?Mediat italiane raportuan sot për kapjen e një avioni me drogë nga Shqipëria me 80 kg lëndë narkotike në bord.Policia italiane e qytetit të Torinos ka arrestuar 4 persona anëtarë të një bande kriminale në organizmin e trafikut të lëndës narkotike nga Shqipëria drejt Italisë. Berisha: Shqipëria, Kolumbia e Europës!Sukses tjetër i qeverisë kanabistePër avionin me drogë ka reaguar edhe ish-kryemiistri Sali Berisha.“Te dashur miq, burime Italiane njoftojne se autoritetet Italiane kane kapur nje avion tjeter droge nga Shqiperia. Marreveshja midis Mrikes - Tahirit - Gjeneral Trafikut prej dy vjetesh mban radaret sekondar te fikur”.