Mitrovicë, serbët shtojnë vëzhgimin tek ura e Ibrit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Mars 2013, 12:49
Strukturat ilegale në veri të Mitrovicës kanë përforcuar vëzhgimin e tyre në drejtim të jugut të qytetit, duke vendosur edhe një pikë, përkatësisht kioskë matanë urës kryesore të Ibrit.Kioska e vendosur ditë më parë nga këto strukturat serbe në veri, do të shërbejë për qëndrimin e pjesëtarëve të të ashtuquajturës ‘Mbrojtje territoriale civile’, si dhe ka për qëllim ruajtjen e barrikadës dhe kontrollin më të mirë të situatës në këtë zonë 24 orë në ditë.Siç njofton KP, tani, përveç kontejnerit dhe tendës pranë barrikadës, ndodhet edhe kjo kioskë përballë cepit verior të urës kryesore mbi lumin Ibër.