Greqia përgatitet për bisedimet me Trojkën

Tre çështje të nxehta kanë qenë objekti i mbledhjes që zgjati 4-5 orë nën drejtimin e kryeministrit Antonis Samaras, në ministrinë e financave.Pas mbledhjes një zyrtar i lartë i ministrisë së financave, tha se këto çështje kishin të bënin me zbatimin e buxhetit, shlyerjen e detyrimeve të vonuara të shtetit ndaj biznesit privat dhe përgatitjet në prag të riardhjes së Trojkës në Athinë.Ai nuk e fshehu shqetësimin e tij për pasojat nga kriza në Qipro, kryesisht sa u përket kompanive vendase, posaçërisht ato që u ekspozuan në ishull."Është ende herët të vlerësohen pasojat nga zhvillimet në Qipro. Ajo që është e sigurt është se ezkiston një përgjithësisht psikologji negative, po për gjithë Europën" tha ai.Lidhur me rihapjen e pritshme të negociatave me Trojkën, zyrtari u shpreh se ato duhet të kenë përfunduar "para mbajtjes së takimit të Eurogrupit më 12 prill".Sipas informacioneve të deritanishme, Trojka pritet të mbërrijë në Athinë në mesin e javës së ardhshme. Ndërkohë  zëdhënësi i komisionerit europian për financat, Olli Rehn, ka përjashtuar mundësinë që zgjidhja e ofruar për Qipron me taksimin e depozitave, të jetë një precedent që mund të zbatohet edhe në rastin e Greqisë.