Tiranë, arrestohet personi i tretë i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit

Arrestohet personi i tretë i dyshuar për vrasjen e 17-vjeçarit Gjergj Prenga.Mesditën e sotme, forcat e policisë së kryeqytetit kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Jetmir Katana, si një nga personat e përfshirë në sherrin mes të rinjve tek Kodra e Priftit.Po ditën e sotme, policia e Tiranës ka arrestuar edhe dy persona të tjerë për vrasjen e 17-vjeçarit.Ngjarja ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, nga sherri midis katër  të rinjve tek Kodra e Priftit, humbi jetën 17 vjeçari Gjergj Prenga dhe mbeti i plagosur  shoku i tij.