Edhe partia "Bashkimi Popullor" dështoi në krijimin e qeverisë

Edhe partia "Bashkimi Popullor" me 25 deputetët që njihen si rebelët e Syrizas ka dështuar të krijojë qeverinë e re në Greqi. Panagiotis Lafazanis, kreu i kësaj partie pranoi që në fillim se nuk krijon dot qeveri megjithatë tha se do të kosnumojë tre ditët që i jep kushtetuta greke.."Ne do ta përdorim këtë mandate për treguar se vetmja gjë e mirë për vendin është një parlament I ri që të jetë kundër masave shtrenguese" Lafazanis I cili është një prej kundërshtarëve më të ashpër të politikave që Eurozona dhe FMN kanë imponuar të zbatojë Greqia në këmbim të planit të ri të shpëtimit.Lafazanis mori mandatin për formimin e qeverisë pasi dështoi dhe partia më e madhe opozitare "Demokracia e Re". sipas Kushtetutës pritet që presidenti i vendit ti kalojë mandatin partisë së katërt, që është ajo e ekstremit të djathtë "Agimi i Artë".Ndërkaq, kryeministri I dorëhequr, Aleksis Tsipras ka dhënë se në zgjedhjet e pakohëshme "Syrizës I duhet një mandat I qartë për të drejtuar vendin për katër vitet e ardhshme. Dhe për ta bërë sfidën e tij më të fortë ai ka paralajmëruse se nuk do të ketë marrëveshje pas elektorale me asnjë prej atyre që i cilësoi parti të sistemit të vjetër politik