Petro Poroshenko: Lufta për pavarësi ende vijon

Presidenti Petro Poroshenko ka deklaruar këtë të hënë se Ukraina po përballet me një vit të vështirë e të pasigurtë, në përpjekje për të mbrojtur strategjitë ruse për të mposhtur Ukrainën e për të minuar marrëdhënien e saj me Europën. Gjatë fjalimit të tij, të mbajtur në ceremoninë në qendër të Kievit në 24 vjetorin e Pavarësisë së Ukrainës nga ish regjimi sovjetik, kreu i shtetit tha se Kievi do të jetë shumë i kujdesshëm në të ardhmen me hapat që do të hedhë."Kemi ecur në këto 24 vite pavarësi njësoj si të ishim duke ecur në mbi akull. Kemi kuptuar se edhe pakujdesia më e vogël për ne mund të jetë fatale. Lufta për pavarësi ende vijon dhe ne mund të fitojmë vetëm nëse bashkohemi në mbrojtje, në përpjkeje diplomatike, nëse kemi përgjegjshmëri politike dhe nëse ruajmë kontrollin e veprimeve tona"Presidenti shtoi se 50 mijë trupa ushtarake ruse qëndrojnë në kufirin mes dy vendeve dhe më shumë se 9 mijë të tjerë mbështesin rebelët pro-rusë ndërsa një konvoj i ri ushtarak është gjurmuar javën e shkuar në kufi me Ukrainën."Ne jemi të gatshëm të kundërpërgjigjemi dhe cmimi i përshkallëzimit të situatës për Rusinë, do të jetë shumë i lartë. Ndaj ne kemi zgjedhur strategjinë e brendshme, të reshtohemi përkrahë partnerëve tanë".Që nga fillimi i konfliktit në prill të 2014-ës, mbi 6500 persona kanë humbur jetën.