"Një tokë pa të ardhme", reportazhi i gazetës gjermane për Shqipërinë
“Në Shqipëri nuk ka luftë, nuk ka as uri. Makinat mercedez shëtisin nëpër qytetet e mëdha kurse Jugu duket si Riviera franceze. Atëherë pse duan të ikin shqiptarët?”Kështu nis reportazhi i gazetares Anna Prizkau që është publikuar sot (24 gusht) në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”?Në reportazhin e titulluar “Një tokë pa të ardhme” gazetarja kërkon të japë disa nga arsyet që i shtyjnë shqiptarët drejt emigrimit.“Këto dete, këto plazhe, më bëjnë të dukem sikur jam në San Trope,” shkruan ajo duke krahasuar plazhin e Francës me atë të Durrësit.Kryesisht përshkruan Durrësin e Tiranën, ku ndalon në Shkozë dhe përballet me jetën e vështirë të banorëve të komunitetit rom, me mungesë të ujit të pijshëm, energjisë elektrike.Takohet me Inën, vazjën rome 22-vjeçare, e cila thotë se “kriza ekonomike e tyre është një rreth vicioz. Të rriturit nuk kanë punë, pa punë nuk ka para, pa para nuk ke banesë dhe detyrohesh të rrish mes plehrave. Po ndejtën mes plehrave, fëmijët e vegjël nuk shkojnë dot në shkollë sepse i ofendojnë të tjerët, kështu që prapë kthehen tek mbledhja e plehrave”.Në shkrimin e saj, gazetarja thekson se janë arsyet ekonomike që shtyjnë shqiptarët të kërkojnë azil. “Sa herë që pyesja shqiptarët se pse kërkojnë të largohen përgjigja e tyre ishte gjithnjë e njëjta – për një të ardhmen më të mirë”. / Perktheu : Endri Farka