Prokuroria ka kërkuar 30 ditë burg për prokuroren nga Mitrovica
Prokuroria ka kërkuar që prokurores Vahide Badivuku, nga Departamenti për Krime të Rënda në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, t’i caktohet masa një muaj paraburgim, shkruan Gazeta Express.Prokurorja Badivuku së bashku me dy të arrestuar të tjerë ndërmjetësues, dyshohen për vepra penale marrje të ryshfetit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, si dhe ushtrim i ndikimit.Ndërmjetësuesi i tretë sipas një komunikate të Prokurorisë Speciale të Kosovës gjendet në arrati.Prokurorja u arrestua dy dite me pare nën dyshimin se ka marrë ryshfet për t’i liruar disa vetura të sekuestruara, në një lëndë penale, të cilën ajo e ka pasur në hetime.Vahide Badivuku ka kërkuar ryshfet në shumën prej 22.000 euro (njëzetedymijë euro) përmes ndërmjetësuesve dhe pas dorëzimit të shumës në fjalë, si prokurore e rastit ka përpiluar kërkesën për lirim të automjeteve.“Mbrëmë gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Merdare, është kontrolluar e pandehura dhe në çantën e saj janë gjetur shuma prej 5.000 euro, të cilat janë pjesë e 22.000 eurove të pranuara ryshfet”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale.