Zhvendosen tregjet ambulante, tregtarët do të paguajnë taksë ditore për tavolinë
Tregëtarët ambulantë nuk do të tregëtojnë më në trotuare duke zënë hapësirat publike por në tregjet e reja në lagje që përmbushin kushtet higjeno-sanitare. Njësitë vendore do të përcaktojnë vendet ku do të ndërtohen tregjet e reja dhe trgetarët do të paguajnë taksë ditore nga 50 deri në 100 lekë për tavolinë. Shembulli i parë po jepet në njësinë 5 ku prej ditësh intensivish po vijojnë aksionet për lirimin e hapësirave publike.Violeta Kila: Ne si njësi adimistrative kemi propozuar 14 tregje që mund të bëhen në këtë sipërfaqe kaq të madh dhe është menduar që të gjithë këta tregtarëve në rrugë të sistemohen në këto tregje ku do të ketë kushte shumë komode, do ketë higjenë, do ketë shërbime kundrejt një tarife të vogël nga 500 deri 1000 lekë të vjetra.Sipas administratores të kësaj njësie Viloleta Kila ky rregullim i tregjeve ka 2 arsye që lidhen me mundësinë që u jepet qytetarëve ti kenë tregjet afër si dhe mundësinë që u jepet tregtarëve të trotuareve të orientohen drejt tregjeve formale.Violeta Kila: Qëllimi i bashkisë Tiranë nuk është që këta të ikin dhe të ngelen pa punë, por që këta të sistemohen në tregje dhe të jenë komod ashtu si të gjithë tregtarët e tjerë.Cdo tregtar do të lajmërohet paraprakisht nga administratorët e tyre përpara aksionit për largimin e tyre nga hapësirat publike.