Vladimir Avdija ka marrë detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore

Vladimir Avdija ka marrë detyrën e Komandantit të Forcës Ajrore.E pranishme në cermoninë e dorëzimit të flamurit luftarak, Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, nuk nguroi të vejë në dukje mangësitë dhe problemet që FA kanë hasur prej vitesh. Zonja Kodheli siguroi mbëshetjen e qeverisë shqiptare për zgjidhjen e tyre.Mimi Kodheli: Qeveria shqiptare, është e vëmendshme ndaj çdo problemi, shqetësimi, mungesë që ka patur  në vite në FA, të shkaktuara për shumë arsye, të cilat nuk do ti permend por qe duheshin pershtatur vite me pare"Ndërsa Gjenerali i ri i Forcave Ajrore,  Vladimir Avdiaj nënvizoi se fokusi i drejtimit të tij do të jetë ajo e rritjes e profesionalizmit të Forcave Ajrore në mbështetje të popullsisë civile .Gjeneral  Vladimir Avdiaj pak ditë më parë mori edhe dekretin e Presidentit Bujar Nishani si komandanti i ri i Forcave Ajrore të Republikës së Shqipërisë.