Koreja e Veriut dhe e Jugut marrëveshje për të ulur tensionet

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut kanë gjetur marrëveshjen për të ulur tensionet. Si pjesë e saj Koreja e Jugut ka pranuar të ndalojë transmetimet propagandistike në kufi të cilat nisën pasi dy ushtarë u plagosën në fillim të muajit nga një minë e vendosur nga Koreja Veriore.Lëvizja erdhi pasi Veriu shprehu keqardhje në lidhje me incidentin që riktheu edhe një herë përplasjet jo vetëm përmes deklaratave në mes të dy koreve. Marrëveshja mes dy Koreve u arrit pas një takimi në nivele të larta mes dy shteteve i cili u zhvillua në sekret të plotë në zonën e demilitarizuar në kufirin mes vendeve.Në deklaratën e përbashkët dy vendet kanë rënë gjithashtu dakord për të vijuar diskutimet për të ecur përpara në procesin e bashkimit të familjeve të ndara gjatë luftës së viteve 1950-53.Në një konferencë për shtyp, ku konfirmoi marrëveshjen, këshillitari i Sigurisë Kombëtare Kim Kwan-jin i cili drejtoi negociatat për Jugun, tha se mund të ketë të tjera raunde bisedimesh për të diskutuar përmirësimin e marrëveshjeve. Zyrtari theksoi se ende nuk eshtë koha e duhur për të nxitur një samit mes liderëve të dy vendeve.