Ministri i Jashtëm gjerman: Të krijohen kuota të barabarta për emigrantët
Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Shtajnmajer, edhe një herë apeloi të hënën për krijimin e disa kuotave të barabarta për emigrantët në të gjitha vendet anëtare të BE-së, duke theksuar se Gjermania është në një kaos të vërtet teksa numri i emigrantëve rritet nga dita në ditë. Gjatë një conference diplomatike të mbajtur në Berlin, Shtajnmajer kërkoi bashkëpunimin e Europës."Eksodi masiv i refugjatëve justifikon më së mirë katastrofën humanitare dhe kushtet në të cilat emigrantët jetojnë. Këtë e kemi parë të gjithë në javët e fundit, jo vetëm në Gjermani por edhe në vende të tjera të Europës. Ne duhet të unifikojmë procesin e pranimit të emigrantëve: duhet të gjithë të ofrojmë të njëjtat standarte. Dhe në këtë pikëpamje, them se kjo situatë kërkon kuota të barabarta nga cdo shtet, për ti shpërndarë emigrantët kudo në Europë".Shtajnmajer tha se vërtet Europa ka një të drejtë bazë, të strehojë sa më shumë njerëz që kërkojnë strehim por kjo duhet ndarë në mënyrë të barabartë mes të gjitha vendeve. Ndërsa Europa po përballet prej javësh me fluksin e emigrantëve, një ditë më parë BE ra dakord për një listë të vendeve të sigurta, për të bërë më të lehtë procesin e deportimit të emigrantëve, përfshirë këtu vende që duan ti bashkohen BE-së apo edhe shtetet afrikane.